fbpx

Do të kryhen teste të shpejta të antigjenit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Nga sot para ndërtesës së terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të bëhet teste të shpejta të antigjenit, kumtuan nga TAV Maqedoni. Nga koncesionieri i aeroportit të Shkupit thonë se qëllimi është të ju sigurohet opsioni udhëtarëve të cilët udhëtojnë në destinacione në Gjermani të kryejnë teste të shpejta të antigjenit, para se të hyjnë në ndërtesën e aeroportit dhe të vijojnë me procedurat e aeroportit, në qoftë se testin veçse nuk a kenë bë, para arritjes në aeroport, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Me qëllim të përgjigjemi në restrikcionet më të reja për udhëtim të vendosura për shkak të masave Kovid-19 nga ana e shteteve të BE-së/zonës shengen. TAV Maqedoni ka gjetur zgjidhje për kërkesën për teste të shpejta antigjeni që bëhen pak para se të largohet udhëtari. Laboratori “Zhan Mitrev” do të vendose automjetin  e tyre për testim para ndërtesës së terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në afërsi të hyrjes së vetme të hapur për udhëtarët e “Departures C”, ku udhëtarët do të mund të kryejnë testin e nevojshëm të shpejt për antigjen dhe të marrin rezultatin për 15 deri në 20 minuta nga marrja e materialit. Ambulanta lëvizëse për teste të shpejta antigjenit e laboratorisë “Zhan Mitrev”, do të jetë e pranishme ne aeroportin e Shkupit edhe ditëve në vijim” thuhet në kumtesën e TAV, Maqedoni.

Ndryshe, derisa udhëtarët vendosin të bëjnë testin e shpejtë antigjen në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit me që të mos krijojnë bllokada para ndërtesës së aeroportit, nga “TAV Maqedoni” apelojnë që të arrijnë së paku 3 orë më herët fluturimit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button