Varianti i ri i virusit korona ka arritur në Serbi, Vuçiç: Nëse nuk e parandalojmë, do të jetë ferr për ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot deklaroi se mutacioni i ri i virusit korona, i cili së pari u shfaq në Britaninë e Madhe, “ka arritur në Serbi”, me çka është informuar nga ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk.

“Një udhëtare nga Londra, e cila ishte negative në testin PC, e solli këtë variant, bashkëshorti i saj kishte simptome serioze” tha Vuçiç në “Tv prva” ku edhe paralajmëroi se të gjitha kontaktet e pacientes janë munduar ti izolojnë.

“I ndjekim kontaktet, i izolojmë dhe sot mundemi me shpresë të themi se do të parandalojmë, në qoftë se kjo ndodh, do të ishte ferr për ne” tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në intervistë tha se pret që sot të vaksinohen deri në 50 mijë persona, si dhe se Serbia tashme prej nesër mund të konsiderohet si shteti i tretë në evropë për vaksinim, për 100 mijë banorë.

Sipas ministres për punë, Darija Kisiq Tepavqeviq, në Serbi sot vazhdon vaksinimi masiv dhe deri tani janë vaksinuar 172 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button