Është pastruar deponia e vogël në Banjën e Tetovës, por ka filluar të ndotet përsëri

Deponia e vogël përreth lumit në Banjën e Tetovës, për ekzistencën e të cilës inspektorati komunal u njoftua nga Portalb.mk është pastruar, megjithatë, e njëjta po ndotet përsëri dhe kjo për shkak të neglizhencës që vazhdimisht ka treguar inspektorati ekologjik në Tetovë në kapjen e ndotësve të ambientit, shkruan Portalb.mk.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) “Tetova” nuk japin detaje se kur e kanë pastruar këtë deponi të vogël, megjithatë, ata potencojnë se mbeturinat në banjën e qytetit barten çdo javë.

NPK Tetova në pajtim me programin për punë te higjienës komunale bënë bartjen e mbeturinave çdo javë nga lokacioni Banja e qytetit. Ndërsa në stinën e verës kryhet me shpesh.

Gjithashtu rregullisht kryhet edhe fshirja e rrugës sipas planit për punë për pastërti publike” deklaroi Xhelal Ceka nga NPK, “Tetova”.

Për të vërtetuar këtë, ishim në vendin ku më herët ishte formuar kjo deponi e vogël, pikërisht në pjesën përreth lumit në Banjën e Qytetit, mbeturinat në këtë vend ishin pastruar, megjithatë, kjo pjesë kishte filluar të ndotet, përsëri.

Si është tani:

Deponia përreth lumit në Banjën e Tetovës.
Deponia përreth lumit në Banjën e Tetovës.
Deponia përreth lumit në Banjën e Tetovës.
Deponia përreth lumit në Banjën e Tetovës.

 

Si ishte në qershor:

Foto nga mini-deponia në Banjën e Qytetit.
16.06.20 – Foto nga mini-deponia në Banjën e Qytetit.

Në lidhje me këtë mini deponi, kryeshefi i Inspektoratit Komunal në Tetovë në qershor të vitit të kaluar tha se inspektorët nuk kanë qenë të njoftuar për këtë rast dhe se do të intervenojnë.

“Nuk jemi të njoftuar për këtë rast. Do të intervenojmë edhe këtu” tha Gëzim Ganiu, kryeshef i Inspektoratit Komunal në Tetovë, në qershor 2020.

Ndryshe, disa nga rastet për të cilat autorët ngelën të pazbuluar, si pasojë e paaftësisë të inspektoratit ekologjik janë djegia e deponisë së Tetovës, djegia e mbeturinave te lagjet “Bllok 70” dhe “Dardania” , djegia e mbeturinave në “Lagjen e romëve”, si dhe shumë tjera të cilat qytetarët vazhdimisht i denoncojnë në “E-report” për arsye se numri i vendosur në webfaqen e Komunës (0800-55-043) për denoncimin e këtyre rasteve, është jofunksional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button