RMV, nuk merren parasysh kërkesat e Lëvizjes Anti-bixhoz në propozim ligjin për lojërat e fatit

Ministria e Financave përgatit ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese e cila parasheh që hapësirat ku zhvillohen këto lojëra të fatit të janë gjysmë kilometri larg shkollave dhe universiteteve. Nuk janë marrë parasysh kërkesat e Lëvizjes anti bixhoz, të cilët kërkojnë distancë prej 3 kilometrave larg vendbanimeve, shkruan Portalb.mk.

Në paralajmërimin për ndryshime ligjore, të publikuar në Regjistrin Nacional, thuhet se në ligjin ekzistues nuk është rregulluar distanca e këtyre objekteve në të cilat zhvillohen lojërat e fatit nga shkollat fillore dhe institucionet e larta arsimore.

“Kjo mënyrë e rregullimit jep mundësi të rinjve të kenë qasje të lehtë deri te lojërat e fatit. Në përputhje me kornizën aktuale ligjore, organizatorët e lojërave të fatit në dyqanet për baste dhe klubet me automate, me marrjen e një licence për automat klub dhe dyqan për baste kanë mundësi të hapin objekte me numër të pakufizuar. Kjo mënyrë e hapjes së këtyre hapësirave për lojëra të fatit, kanë efekte pozitive vetëm për pronarët, të cilëve ju mundësohet pagesa e tatimit për vetëm një licencë të hapin një numër të madh të këtyre objekteve, ndërsa kanë efekt negativ në buxhetin e Maqedonisë së Veriut për shkak të ardhurave më të vogla për këtë” thonë nga Ministria e Financave.

Nga atje shtojnë që me qëllim të mbrojtjes së popullatës së re nga veset jo të mira, sugjerohet që këto hapësira, pra pikat ku organizohen lojërat e fatit të jenë 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme si dhe institucioneve të arsimit të lartë.

Lëvizja Anti-Bixhoz kërkon distancë prej 3 kilometrave, larg vendbanimeve

Rikujtojmë se përkundër kërkesave të Lëvizjes Anti Bixhoz, një vit më herët deputeti Rexhail Ismaili nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dërgoi në parlament një propozim ligj i cili parashihte pikërisht dislokimin e objekteve për lojëra të fatit të jenë 500 metra larg objekteve ku kryhen procese arsimore.

Në atë kohë, mosmarrëveshja më e madhe në lidhje me votimin ose jo të këtij propozim ligji ishte distanca e paraparë larg objekteve të banimit apo institucioneve arsimore. Nga Lidhja Social Demokrate deklaronin se në qoftë se i njëjti ligj miratohet, do të rrezikoheshin mbi 7 mijë vende të punës ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët u pajtuan me kërkesat e Lëvizjes Anti Bixhoz, gjegjësisht për 3 kilomretra distancë prej vendbanimeve.

Ndryshe propozimet e Lëvizjes Anti Bixhoz të cilët protestuan për një kohë të gjatë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, nuk janë marrë parasysh. Këta të fundit propozuan që kazinot të jenë së paku 3  kilometra larg vendbanimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button