Mijëra persona ndalohen në marshet për lirim të Navalnyt

Mijëra rusë janë ndaluar në gjithë Rusinë, pas protestave në të cilat është bërë thirrje për lirim të liderit opozitar Aleksei Navalny, ndërkohë që policia ka tentuar të shtypë dhunshëm ato që janë konsideruar protestat më të mëdha kundër qeverisë në vjetët e fundit në këtë vend, shkruan REL.

Navalny është burgosur fundjavën e kaluar teksa ka arritur në Moskë nga Gjermania.

Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok.

Ende nuk është bërë e qartë se çfarë efekti do të kenë protestat e 23 janarit për Qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vazhdon të ketë mbështetje nga populli.

Në ndryshimet kushtetuese të bëra vitin e kaluar, Putinit i është mundësuar që potencialisht të qëndrojë në pushtet deri më 2036.

Mirëpo dalja e dhjetëra mijëra personave në protestë nga Moska dhe Vladivostok, ka treguar për interesimin e popullit për fushatën e Navalnyt kundër korrupsionit.

Deri më 24 janar, gati 3,300 persona janë raportuar të ndaluar në gjithë shtetin, bazuar në të dhënat e grupit vëzhgues, OVD-Info.

Pothuajse gjysma e ndalimeve është kryer në Moskë, duke përfshirë gruan e Navalnyt, Yulia, dhe njërën prej aleateve të tij më të afërta, Lybov Sobol, e cili është tërhequr zvarrë nga policia, teksa ka qenë duke folur me gazetarët.

Pamjet e protestave me prezencë të madhe policore janë dënuar nga Uashingtoni dhe Moska.

Ndalimi i Navalnyt dhe shtypja ndaj mbështetësve të tij, japin “shenja shqetësuese për kufizime shtesë ndaj shoqërisë civile dhe lirive themelore”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka folur me keqardhje për “ndalimet” dhe “përdorimin e joproporcional të dhunës”.

Ministrat e Jashtëm të bllokut evropian do të diskutojnë “hapat e ardhshëm” më 25 janar, ka thënë ai në një postim në Twitter.

Këto deklarata kanë nxitur reagime nga Ministria e Jashtme ruse, e cila ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në nxitjen e protestave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button