fbpx

ÇKAMOS

Lindita Kadriu
Lindita Kadriu

On Monday, January 18, 2021, she wrote:

Ta kam thënë, ta them dhe prap do ta rithem: u gëzohem shumë letrave tua!

Pak a shumë si ndjesia në vakët kur arrin ta shohësh e të të shohë në mes të turmës. Dhe kur shoh gjatë ditës se më ke shkruar, e lë për në mbrëmje ta lexoj, pasi të kem mbaruar me obligimet.
Tash më erdhi ta ndez një cigare. E kalla. Dua këtë miqësinë ta kemi të përjeteshme se është e vlefshme, më bën më të lumtur dhe më të qetë.

Uroj kete vit të shëndrisësh, ashtu siç e filluam vitin më 01.01.2021! Eh sa mirë bëmë, që mu atë ditë pimë kafe. Ka diçka aty, ka shumë shpresë dhe optimizëm. Do Zoti edhe bereqet, dhe sa më shpejt të të shohim përsëri në ekran dhe amfiteatër! Edhe dashuri!!!

On Tuesday, January 19, 2021, Lindita replied:

sa u gëzova abllës për këtë email të gjatë me ton gazmor
terapia veçmë ka dhënë efektet e veta
ashtu është, i duhen 2-3 javë për t’u ndier Ti më mirë!
Mashallah, hala më mirë inshallah, thonë në Shqipëri

po, lexuesit u gëzohen shkrimeve, miqtë emailave të mia, edhe unë letrave dhe teksteve të tyre publike
sa më shumë kalon koha, aq më restriktive jam në përzgjedhjen e miqve
familjes nuk kemi ç’ti bëjmë, në sensin s’kemi as meritë as faj, por miqtë i selektojmë vetë, ata flasin për ne, e di se kuptohemi

Ti ke dell letrar, ose ta them më konkretisht: prani vizuale të rrethanave dhe personazheve
shkruaj sa më shpesh, ka edhe efekt terapeutik
e them nga përvoja
krijimtaria është bekim

…me cigare më lexon ?
edhe të tjerë ma thonin, kur shkruaja në Dnevnik
kje svaram kafe, kje zapalam edna i pocnuvam da te citam tebe na kraj
shpresoj të konvertohet në lloj sevapi kjo mesele e qetësimit dhe disi lumturimit të lexuesëve
më lumturon edhe mua, si jo
ky është mes tjerash edhe benefiti i krijimit dhe punës publike
isha te Çomovski në emision me sebep të librit
kam shkrep aga baba

me këtë fjali në stilin e një nuses që do ta sqaroj pas takimit në Arbi me gratë e korit Teuta që dalin çdo ditë në kafe, shpesh ia thonë këngës, nuk plaken se jetojnë bukur, kurse liderja e tyre joformale (se çdo grup e ka një të tillë) meriton kolumnë në vete, do hakas t’i afrohem fundit të letrës.

Asnjë qytet shqiptar nuk ka kaq femra origjinale ku bën pjesë edhe Ti, kaq krijues par eksalans në metër katrorë, dhe biznesmenë që gjithçka kanë arritur vetë, sportistë, politikanë vakti kur me politikë nuk mundej të merreshte kujt ti shkrepej, por asnjë qytet tjetër në Maqedoni nuk kishte kaq fat të keq me menaxhuesit e vet, Teuta ia ka vënë pikën e pikës.

hajde tash ta vesh kaputin dhuratë nga një kolege
ta tregoj rastin në ndonjë letër të ardhshme se kjo veçmë po del çarçaf…
edhe ky komunikim do shkojë në folderin që mban emrin tënd
kështu lindin librat e mi
anise disa shkrimtarë, mes tyre me të zëshme shoqet si L, V, Xh, thonë se duhet të nis të shkruaj fikcion letrar
unë ende nuk e ndjej veten të përgatitur
por ndoshta me ndonjë biografi, apo periudhë jete do kisha mundur
në fakt kam një libër të tillë që shkaku i Arbëria design nuk doli në shitje

ama ani
kam plane për ato tre libra që nuk dolën në shitje
por edhe duhet t’i bëj publike përvojat e mia me
botuesin Ili/Ili për distribuimin e dobët, dhe
kompaninë milionëshe tetovare që i mbeti syri, sa gjynah, tek ato pak paret e shtypit të librave në tirazh të duhur që financoi Ministria.

p.s Do e harrosh së shpejti dashninë e vjetër
terapia edhe këtë efekt ka
ablla të flet nga përvojat
një mëngjes 2008, u zgjova me idenë se nuk e dua më
barra që kishte nisur të davaritet u humb plotësisht atë mëngjes shkurti
atëherë shkrova një mesazh të gjatë që pak a shumë më kujtohet, drejtuar Arbenit
qenka për saved messages, ma ktheu ai
e çashtu abllës
kuku sa u zgjata

ika tash, te Bushja dhe shoqet e saj të hareshme

vazhdon…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button