Hulumtimi i fundit: Shkalla e vdekshmërisë së COVID-19 po zvogëlohet me kalimin e kohës – tani për tani mund të mendojmë se pse

Një studim nga Njësia e Kujdesit Intensiv të SHBA zbuloi se nivelet e vdekshmërisë së COVID-19 u ulën me kalimin e kohës. Vdekshmëria u ul edhe pse karakteristikat e pacientit mbetën të njëjtat, transmeton Panacea.

Një studim i botuar në Annals of International medicine monitoroi gjendjen e pacientëve me sëmundje kritike me COVID-19 të pranuar në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar të Pensilvanisë.

Studiuesit përdorën regjistra shëndetësor të pacientëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes për të gjithë 468 pacientë me sëmundje kritike të lidhur me COVID-19 gjatë një periudhe 28-ditore gjatë ditëve të parra të pandemisë. Ata vëzhguan vdekjen nga të gjitha arsyet në çdo kohë, gjatë ventilimit mekanik dhe ripranimin.
Të dhënat treguan se 68 përqind e pacientëve u trajtuan me ventilim mekanik, ndërsa 25,9 përqind me vazopresorë – ilaçe që ngushtojnë enët e gjakut. Shkalla e vdekshmërisë ishte 29 përqind, ndërsa shkallla e ripranimit ishte 10,8 përqind.

Studiuesit vunë në dukje se vdekshmëria u ul me kalimin e kohës, nga 43,5 përqind në 19,2 përqind midis matjeve të para dhe të fundit, pa ndonjë ndryshim në gjendjen e përgjithshme të pacientëve të monitoruara ose faktorë të tjerë.

Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar pse nivelet e mbijetesës janë rritur, autorët sugjerojnë që zbatimi më i mirë i terapive standarde të bazuara në kujdesin për sëmundjet kritike, të tilla si përdorimi i një kanule hundës me qarkullim të lartë për të parandaluar intubimin, mund të jetë i dobishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button