Francë, gjykata anuloi vendimin e qeverisë për pezullimin e vizave të bashkimit familjar

Këshilli francez i Shtetit anuloi vendimin e qeverisë për të pezulluar vizën e bashkimit familjar të bashkëshortëve dhe fëmijëve që gjenden jashtë vendit me të afërmit e tyre në Francë, të marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative dhe organi këshillimor ligjor i pushtetit ekzekutiv, shqyrtoi vendimin e qeverisë për të pezulluar vizën e bashkimit familjar të vendosur më 21 mars për shkak të pandemisë, pas ankesave të shumë shoqatave dhe shtetasve të huaj.

Gjykata e konsideroi pezullimin e vizave të bashkimit familjar si “ndërhyrje joproporcionale në të drejtën për jetë normale familjare dhe interesat e fëmijës” dhe si “një situatë me dyshime serioze në lidhje me ligjshmërinë e saj”, me çka vendosi ta anulojë këtë pezullim.

Siç thuhet, arsyeja e qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit në këtë mënyrë ishte joreale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button