RMV, muajin e ardhshëm administrata kthehet në punë me orar të plotë të punës

Duke marrë parasysh se numri i të infektuarve nga Kovid-19 është zvogëluar, prej 1 shkurtit të vitit 2021 planifikohet të kthehet parimi i punës dhe procesit të punës në shtet dhe administratën publike në përbërje të plotë me kohë të plotë të punës në vendet e punës, njofton Portalb.

Për këtë qëndrim, siç potencoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, paraprakisht do të kërkohet edhe mendim shtesë nga Komisioni për sëmundje infektive.

Administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, në pajtim me vendimin e Qeverisë në seancën e 13-të, nga 20 tetori i vitit 2020, me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në pajtim me parimin e punës dhe procesit të punës, e organizoi punën në turne, në largësi (shtëpi) ose, megjithatë, të reduktuar me sistem të rotacioneve, varësisht nga karakteristikat e procesit të punës në institucione, duke e marrë parasysh Protokollin për masa parandaluese për të gjitha vendet e punës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedoniosë së Veriut” nr. 147/20).

Administrata shtetërore nuk shkon në punë nga fillimi i pandemisë së Kovid-19. Në mars me qëllim që të parandalohet zgjerimi i virusit, Qeveria solli vendim që administratorët të punojnë nga shtëpia. Një pjesë e tyre u kthyen në punë në qershor, por një numër i madh vazhduan të mos shkojnë për shkak se të liruar nga shkuarja në punë ishin gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, si dhe prindërit e fëmijëve deri në 10 vjeç. Me hapjen e kopshteve në shtator dhe fillimin e vitit shkollor masa më nuk vlente, ndërsa ata administratorë të cilët e shfrytëzuan duhej patjetër të ktheheh në punë. Por, shkruarja në punë zgjati një muaj për shkak se në tetor u soll vendim i ri për punë nga shtëpia ose në turne dhe rotacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button