Vonesë me shpërndarjen e vaksinave kanë paralajmëruar edhe nga “Astra Zeneka”

Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) në fillim të vitit publikoi se deri në fund të janarit duhet të japë vlerësim për përdorimin e vaksinës së “Astra Zeneka” në BE, njofton Portalb

Përfaqësues të kompanisë farmaceutike “Astra Zeneka” kanë paralajmëruar vonesë në dërgesën e vaksinave, konfirmoi eurokomisarja për shëndetësi, Stella Kirijakides.

Ajo në Twitter shkroi se insiston për plan preciz për dërgesë në bazë të së cilës vendet-anëtare të BE-së do të mund t’i planifikojnë fushatat për vaksinim kundër Kovid-19 në qoftë se kjo vaksinë merr leje për përdorim në vendet e BE-së.

Ajo shton se Komisioni Evropian në kontaktet me kompaninë farmaceutike “Astra Zeneka” vazhdon të insistojë në parashikueshmëri dhe stabilitet të dërgesave të vaksinave të porositura, si dhe për përshpejtim të shpërndarjes së tyre.

Në qoftë se merr vlerësim pozitiv, “Astra Zeneka” do të bëhet kompania e tretë vaksinat e të cilës kundër Kovid-19 do të licencohen për përdorim në BE.

Deri në këtë moment, konfirmim nga EMA kanë vaksinat e “Fajzer/Biontek” dhe “Moderna“.

Javën e kaluar “Fajzer” paralajmëroi vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj të dedikuara për BE-në për shkak të modifikimit të procesit prodhues.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button