Aeroportet vitin e kaluar humbën 1.9 milionë udhëtarë për shkak të Kovid-19, gjendja e keqe do të vazhdojë (Infografik)

Rënie jashtëzakonisht të madhe të numrit të udhëtarëve të transportuar nga dy aeroportet e Maqedonisë, rënie që nuk është vërejtur në dekadën e fundit. Pandemia kovid-19 në vitin 2020 shkaktoi dëme të mëdha në trafikun ajror të vendit, i cili vlerësohet se e ka zvogëluar numrin e udhëtarëve për rreth 1.9 milionë. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, 781,327 udhëtarë janë transportuar nga të dy aeroportet në 12 muajt e fundit. Madje, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka pasur 709,241 udhëtarë, ndërsa vitin e kaluar nëpër portat e Aeroportit të Ohrit kanë kaluar 72,086 udhëtarë, shkruan Meta, njofton Portalb.

Ulja e numrit të udhëtarëve ndodh për herë të parë që nga ardhja e koncesionerit turk TAV në vend dhe marrjen e dy aeroporteve, si dhe pas ndërtimit të ndërtesës së terminalit të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Bazuar në orarin ekzistues të fluturimeve që pëson ndryshime të shpeshta nga kompanitë ajrore, nuk pritet ndonjë ndryshim i rëndësishëm për sa i përket numrit të udhëtarëve në tremujorin e parë të 2021.

Disa kompani ajrore, të tilla si “Qatar Airways”, madje kanë njoftuar se ata nuk do të kthehen në aeroportin e Shkupit me fillimin e orarit të zakonshëm të fluturimeve verore në fund të marsit. Kështu, rivendosja e fluturimeve midis Shkupit dhe Doha në vend të 28 marsit, është planifikuar të fillojë në 6 qershor të këtij viti.

Kriza në trafikun ajror do të zgjasë, thonë parashikimet e “Eurokontrol” për periudhën deri në vitin 2014. Numri i fluturimeve në nivel evropian, sipas skenarit më optimist, shifrat e arritura në vitin 2019 mund të arrihen diku kah viti 2024. Ky skenar i “Eurokontrol” bazohet në mundësinë që vaksinat kundër kovid-19 do të jenë gjerësisht në dispozicion për udhëtarët nga i gjithë kontinenti deri në verën e këtij viti. Kontinenti nuk do të rikuperohet deri në vitin 2026 në nivelin që ishte para shpërthimit të pandemisë kovid -19. Edhe më keq, skenari pesimist thotë se nëse vaksinat nuk janë efektive në luftën kundër koronavirusit, atëherë numri i fluturimeve që u realizuan në vitin 2019 në Evropë do të arrihet diku kah viti 2029.

“Parashikimi tregon se evolucioni i sektorit të aviacionit varet shumë nga ajo sa shpejtë do të ketë vaksinë efektive gjerësisht në dispozicion dhe në nivel të besimit të publikut”, thonë nga “Eurokontrol”.

Përndryshe, “Meta.mk” vjeshtën e kaluar tashmë pati shkruar për problemet me të cilat përballet trafiku ajror në vend si rezultat i pandemisë kovid-19. Atëherë biseduam me drejtorin e Agjencisë së Aviacionit Civil Tomislav Tuntev, i cili vuri në dukje se vëllimi fizik i trafikut në nivelin e vitit 2019 në vend mund të arrihet jo më herët se në fund të vitit 2023, me kusht që të ketë një qasje të koordinuar, veçanërisht për vendet në BE, lidhur me masat për mbrojtje nga kovid-19, por edhe për përmirësim të kujdesin shëndetësor kundër këtij virusi në nivel global.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button