Gir: RMV dhe Bullgaria të gjejnë zgjidhje që procesi të ecë përpara

Euro-ambasadori në vend, Dejvid Gir është optimist se në gjysmën e parë të këtij viti mund të pritet konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së me ç’rast do të thotë fillim i negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm, njofton Portalb.

Gir në intervistë për MIA-n  thotë se Portugalia u zotua se në kryesimin e tyre me BE-në, fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të jetë çështje prioritare.

“Vetëm t’u kthehemi ngjarjeve nga viti i kaluar në mars – vendimi historik i sjellë nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se 27 vende -anëtare të gjithë së bashku u dakorduan për hypje të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Hapi i ardhshëm është harmonizimi i Kornizës negociuese dhe mbajtje e konferencës së parë ndërqeveritare, që në fakt do ta fillojlë vetë procesin e negociatave. Ato bisedime vazhdojnë në Bruksel dhe me të vërtetë presidenca portugeze u zotua se do ta ndihmojë procesin. Ndërkohë, ajo që është e rëndësishme, është se Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë, në mënyrë biletarela të angazhohen në përpjekje që të gjejnë zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, e cila do të mundësojë që situata të ecë përpara”, thotë Gir.

Ai thekson se ka mirëkuptim të plotë që njerëzit në vend ndjehen të frustruar dhe që janë të padurueshëm që të ecin përpara, por gjithashtu, potencoi se që të ecet përpara, nevojitet angazhim për këto çështje.

“Ka shumë shembuj nga e kaluara ku me angazhim të vazhdueshëm gjërat lëvizin përpara dhe unë jam optimist i madh”, shton Gir.

Sipas tij, dy gjëra janë të nevojshme – e para është që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë të angazhohen që t’i zgjidhin çështjet e tyre në bazë bilaterale dhe e dyta – ndërkohë Qeveria këtu ta implementojë dhe ta përshpejtojë procesin reformues. Pse kjo është e rëndësishme – e para, për shkak të asaj që është me rëndësi të madhe për qytetarët, por e dyta – reformat, dhe reformat e lidhur me BE-në janë mënyra më e shpejt që t’i afroheni dhe inkuadroheni në familjen evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button