Posta në Shkup: Autoritetet 8 vite e injorojnë problemin, kryevepra e djegur kalbet në harresë (FOTO)

Pasditen e kobshme të janarit në vitin 2013, salla e sporteleve të Postës u dogj pa asnjë paralajmërim. Në vend të alarmit për zjarr, zjarrfikësit ishin të thërritur nga qytetarët në ndërtesat përreth. Ndërtesa reprezentative u dogj pa qenë e siguruar, ndërsa bashkë me atë edhe pesë freskot e mëdha kubike me motive të LÇP-së të Borko Llazeskit. Megjithatë, duket sikur harresa dhe mosinteresimi total për Sallën e sporteleve i ka shkaktuar dëmin më të madh këtij objekti, duke e goditur me injorancën tonë si shoqëri drejtpërsëdrejti mbi vlerën dhe rëndësinë e këtij objekti, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Foto: Portalb, Arbnora Memeti

Para se të shpërthente zjarri katastrofik, Salla e sporteleve përfaqësonte postën qendrore në Shkup. Pasi zjarri e shkatërroi objektin, pushteti i atëhershëm, i futur në vorbullën e “Shkupi 2014” që vetë dëshironte ta realizojë, thjeshtë nuk ishte i interesuar për ardhmërinë e objektit Posta-1. Ndërmarrja shtetërore për posta së pari vendosi ta rinovojë hapësirën e zyrave që ishte shkatërruar nga zjarri, mirëpo, pas vitit 2013 asnjëherë nuk sollën vendim përsëri që Salla e sporteleve të shndërrohet në pikë shërbimi për popullatën, prej nga qytetarët në një vend mund të kryejnë punë në institucione të ndryshme shtetërore. Mirëpo, as kjo nuk ndodhi.

Foto: Portalb, Arbnora Memeti

Iniciativa e radhës për ringjalljen e Sallës së sporeteleve të objektit, Posta-1 vjen nga udhëheqësia e re e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, të cilët kanë bërë thirrje për inkuadrim të publikut të ekspertëve në aksion për rinovim dhe ngjallje të këtij objekti brutalist në qendër të Shkupit. Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë (AAM) u përgjigj pozitivisht ndaj thirrjes, me vendosjen e bashkëpunimit afatgjatë për përkufizimin e statusit dhe trajtimit të Sallës së sporteleve. Kryetari i AAM-së, Mishko Ralev deklaroi që salla duhet të rinovohet si trashëgimi arkitektonike dhe të përdoret për nevojat e kulturës.

Ndërkohë, muret e mbuluar me hi, hapësirat e pa pastruara, ndikimet e jashtme atmosferike edhe dimrit edhe verës vazhdojnë ta shkatërrojnë objektin. Tani më viti i tetë me radhë, nuk mund të gjendet kohë që objekti të regjistrohet në Regjistrin për trashëgimi kulturore nga ana Drejtorisë për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë. Në vend që te ne, objekti vlerën dhe rëndësinë e vet e fiton nga “Europa Nostra”, organizata më reprezentative në Evropë që kujdeset për trashëgiminë kulturore. Posta qendrore është ndër 12 ndërtesat më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Evropë për vitin 2021.

Foto: Portalb, Arbnora Memeti

“Ndërtesa ka mbijetuar zjarr të madh në vitin 2013, ndërsa si pasojë e kësaj, kupola origjinale, muralet, ndriçimi dhe mobilet që janë prodhuar me porosi ishin tërësisht të shkatërruara ose seriozisht janë dëmtuar. Objekti sot është në rrezik edhe më të madh nga mos shfrytëzimi si dhe nga përkeqësimi i gjendjes. Meqë ndërtesa edhe më tutje nuk ka kulm, ajo pëson nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ndikimeve atmosferike, me shi dhe borë që futen në brendinë e saj”, thuhet në arsyetimin e “Europa Nostra” për rrezikimin e Sallës së sporteleve në objektin Posta-1.

This slideshow requires JavaScript.

Derisa si shoqëri jemi në shtyllën e turpit në nivel ndërkombëtar, duhet të përkujtohemi që arkitekti Janko Konstatinov e ka fituar çmimin “11 Tetori” për arkitekturë dhe art, që i është ndarë në vitin 1975 pikërisht për këtë ndërtesë. Salla e sporteleve është një nga tre fazat e ndërtimit të Qendrës së telekomunikimeve në Shkup, projekt i cili është ndërtuar në fund të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar me objektin – seli të mbuluar me qelq, e sot i shformuar i MEPSO-s.

Profesor Mihaill Tokarev, në “50 vjet rinovim dhe ndërtim të Shkupit (1963-2013) Vështrim historik-kritik në arkitekturë”, për Qendrën e telekomunikimeve ka shkruar që është ndërtuar me interpretim analog të formave nga fortesa e Kalasë që gjendet në anën e bregut tjetër të Vardarit. Kjo mund të shihet nga kullat e përdorura cilindrike, dritaret me formë gjysmë rrethi dhe nga fasada e vrazhdët e natur-betonit. Njëkohësisht, Tokarev thotë, sistemi e arkadave në nivelin e parë dhe të fundit përkujton në harqet e Urrës së vjetër të gurit në afërsi.

Arkitekti Janko Konstantinov, autor i Salla e sporteleve, pas tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1964 kthehet në vend nga Kalifornia për t’iu inkuadruar përtëritjes së qytetit të shkatërruar. Punën e tij dhjetëvjeçare dhe përvojën e fituar në Kopenhagë, Stokholm dhe Los Angjelos ka vendosur t’i aplikojë në Shkup. Salla e sportelit, në formën aktuale skulpturore, është e projektuar në vitin 1973, pasi paraprakisht në vitin 1968 filloi përpunimi i zgjidhjes fillestare ideore të parealizuar në Qendrën e përgjithshme të telekomunikimeve. Si fazë e dytë e ndërtimit të kësaj qendre, Salla e sporteleve është realizuar në periudhën 1979-1981.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button