RMV, të përfshihen në Pakon 5 dhe të zgjatet afati për dorëzimin e llogarisë përfundimtare, kërkuan kontabilistët nga Qeveria

Dhoma e Kontabilistëve në Maqedoninë e Veriut kërkuan sot nga Qeveria që të zgjatet afati për dorëzimin e llogarive përfundimtare deri më 30 prill, transmeton Portalb.mk.

“Kërkesa jonë është afati për dorëzimin e llogarisë vjetore të shtyhet deri më 30 prill të dorëzuar në letër, ndërsa deri më 15 maj të dorëzuar në formë elektronike”, kërkojnë nga Dhoma e kontabilistëve.

Ata përkujtojnë se në vendet tjera ky afat është akoma më i gjatë, duke theksuar se në Bullgari dhe Serbi është deri më 30 qershor, në Kroaci deri më 30 prill, Gjermani deri më 31 mars, në Francë dhe Suedi deri më 31 korrik.

Në Maqedoninë e Veriut afati për dorëzimin e Llogarisë përfundimtare vjetore është deri më 28 shkurt.

Oda e Kontabilistëve kërkojnë gjithashtu që 10 mijë kontabilistë të mbështeten financiarisht në kuadër të Pakos së pestë të masave të Qeverisë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka paralajmëruar se janë duke hartuar Pakon e pestë të masave ekonomike, të cilat do të mbështesin kompanitë më të prekura. Për këtë qëllim në Buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar 50 milion euro. Realizimi i Pakos së pestë të masave ekonomike sipas planeve do të fillojë në shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button