Më 25 dhe 26 shkurt takimi i radhës i Komisionit të përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Takimi i radhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore planifikohet të mbahet më 25 dhe 26 shkurt, transmeton Portalb.mk. Në vitin 2021 janë të parapara të mbahen pesë takime të këtij Komisioni.

Deri në takimin e radhës, planifikohet që të harmonizohet përmbajtja e procesverbalit nga takimi i dhjetë, pasi MIA raportoi se procesverbali për takimin e nëntë tashmë është harmonizuar. Në këtë takim të zhvilluar online ishin prezent nga tre përfaqësues.

Në këtë periudhë, planifikohet të harmonizohet edhe procesverbali i takimit të 11-të, që është edhe takimi i fundit ndërmjet këtyre dy vendeve të mbajtura në fund të vitit 2020.

Ndryshe, shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BE-së në vend, të udhëhequr nga ambasadori i BE-së David Gir, gjatë javës, në takimin e rregullt vjetor me kryeministrin Zoran Zaev, treguan interes të veçantë për aktivitetet për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë për shkak të të cilave nuk u arrit konsensusi për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut në Bruksel.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button