Kodra e Diellit, edhe pse premtoi, ministri Kreshnik Bekteshi nuk ka kërkuar llogari për mos funksionimin e gjashtëulëses

Përderisa 3 javë më herët, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, para gazetarëve premtoi se do të kërkoje llogari nga Elem Turs për mosvënien në funksion të teleferikut me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit, ai sot për Portalb thotë se për ta bërë këtë, pret të emërohet një drejtor i ri në Kodrën e Diellit, pasi që ky i fundit, është ushtrues detyre, shkruan Portalb.mk.

Ka 1 muaj që ka filluar sezoni turistikKodrën e Diellit, megjithatë, teleferiku me gjashtëulëse vazhdon të mos jetë funksional, përkundër faktit se i njëjti vazhdimisht është premtuar nga kompetentët se do të funksionojë “shumë shpejt”.

Tre javë më herët, ministri i Ekonominsë, Kreshnik Bekteshi, në një konferencë për shtyp para gazetarëve tha se do të kërkoje llogari për mosvënien në funksion të këtij teleferiku, sot që flasim, i njëjti zhvishet nga çdo përgjegjësi dhe thotë se pret që Elem Turs të emërojë drejtor të ri në këtë institucion.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

“Përgjegjësi për atë se pse ende nuk është lëshuar në funksion teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit ka Elem Turs. Kjo kompani ende nuk ka emëruar drejtor të ri. Kur do të emërohet drejtori i ri menjëherë do të veprojmë për të zgjidhur këtë problem, me qëllim që teleferiku në Kodrën e Diellit të lëshohet në përdorim në përputhje me të gjitha kushtet teknike të cilat duhet të përmbushen” thanë sot nga Ministria e Ekonomisë për Portalb.mk.

Rikujtojmë deklaratën e ministrit Bekteshi 3 javë më herët, ku ai fjalë për fjalë tha se është e sigurt që do të kërkoje llogari për mosvënien në funksion të këtij teleferiku.

“Me siguri që do të kërkojmë llogari, tash për momentin jemi duke biseduar edhe në kuadër të këshillit ekonomik të Qeverisë për rritjen e kapaciteteve të Elem Turs me qëllimin e vetëm që në mënyrë më profesionale dhe më të mirë të menaxhohen qendrat turistike, përfshirë këtu Kodrën e Diellit. Për shkak se Elem Turs menaxhon me një sërë qendrash turistike në vend por ka në pronësi edhe objekte hotelerike të cilat thuajse janë të rrënuara krejtësisht” tha Bekteshi me datë 4 janar, 2021.

Për 1 muaj, drejtori i Kodrës së Diellit për Portalb, 3 herë ka premtuar funksionalizimin e këtij teleferiku

Fillimisht, dy ditë para fillimit të sezonit turistik në Kodrën e Diellit, drejtori Zhviko Aleksovski për Portalb sa tha se është 99% i sigurt se me hapjen e sezonit, do të filloje me funksionim edhe gjashtëulësja, kjo nuk ndodhi.

Zivko Aleksovski, drejtor i Kodrës së Diellit.
Zivko Aleksovski, drejtor i Kodrës së Diellit.

“Po, 99% do të funksionoje edhe teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit” tha Aleksovski, dy ditë para fillimit të sezonit turistik në Kodrën e Diellit.

Duke marrë parasysh se kjo nuk ndodhi, Aleksovski u arsyetua me “probleme teknike” dhe premtoi lëshimin e gjashtëulëses në funksion gjatë muajit janar, as kjo nuk ndodhi.

“Momentalisht teleferiku me gjashtëulëse nuk është në funksion, mendoj se pas Vitit të Ri dhe gjatë muajit janar duhet të lëshohet në funksion i njëjti” tha Aleksovski me datë 25 dhjetor.

Ndërkaq, dy ditë më herët, i njëjti drejtor tha se gjithçka është gati dhe se presin stafin teknik nga Italia që të vijnë për të lëshuar në funksion këtë teleferik me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit, sipas tij, kjo do të ndodhë në fillim të muajit shkurt.

“Procedura për lëshimin në funksion të teleferikut me gjashtëulëse po rrjedh, të gjitha përgatitjet nga ana jonë janë nga fundi, aktualisht jemi duke pritur stafin nga Italia të vijnë që të lëshojnë në funksion, kjo do të ndodhe në fillim të muajit shkurt” tha drejtori i Kodrës së Diellit, Zhivko Aleksovski me datë 20 janar.

Teleferiku jofunksional ju ka kushtuar qytetarëve 581 milionë denarë, apo 9.5 milionë euro

Kontrata e parë për ndërtimin e teleferikut është nënshkruar me 10 mars 2014.  Në ceremoninë për vendosjen në funksion të këtij tekeferiku morrën pjesë kryeministri teknik, deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zëvëndës kryeministri Duraku, ministri i ekonomisë, Bekteshi, drejtori i ESM dhe shumë persona tjerë përgjegjës për zvarritjen e kësaj procedure.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button