MPB-ja e Maqedonisë ndërpreu një kanal ndërkombëtar për transport të drograve narkotike, sekuestroi 40 kg marihuanë

Ministrie Brendshme informoi se më 21 janar 2021, Departamenti i policisë kriminale, Sektori për tregti të paligjshme të drogave, armëve dhe substancave të rrezikshme, në bashkëpunim me Departamentin e operacioneve speciale të policisë, ndërprenë një kanal ndërkombëtar të transportit të marihuanës narkotike, i cili transportohej nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Në bulevardin “Magjistralja Jadranska”, në hyrje të Shkupit është ndaluar një veturë e tipit “Shkoda Fabia”, e drejtuar nga A.M (42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjetën dy thasë të mëdhenj marihuanë, me një shumë të përgjithshme prej rreth 40 kilogramë, me një vlerë tregu prej mbi 100,000 euro” thuhet në kumtesën e MPB-së.

Siç inforomojnë nga MPB-ja, A.M është privua nga liria dhe është dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme, gjatë së cilës do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup me akuza penale. Përndryshe, A.M. është autor i njohur i krimeve, i dënuar dhe ka vuajtur dënim me burg, kurse në vitin 2017 në Republikën e Serbisë ai u privua nga liria për transportimin e një sasie të madhe të heroinës.

Foto nga MPB:

This slideshow requires JavaScript.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button