Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet në Bagdad

Grupi militant Shteti Islamik tha se qëndron pas sulmeve me bomba që kanë tronditur të enjten Bagdadin, duke vrarë së paku 32 vetë dhe plagosur mbi 100.Në shënjestër kanë qenë myslimanët shiitë, thuhet në deklaratën që transmeton agjencia e lajmeve Amaq e grupit militant sunit.

Amaq tha në llogarinë e saj në aplikacionin Telegram se dy pjesëtarë të Shtetit Islamik kanë hedhur veten në erë, shkruan REL.

Sulmet kanë qenë më vdekjeprurëset në kryeqytetin irakian qysh në vitin 2018.

Ato kanë ndodhur në një treg në sheshin Tajaran, i cili ishte i mbushur me njerëz, pas pothuajse një viti kufizimesh të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sulmet vetëvrasëse kanë qenë të shpeshta në Bagdad gjatë luftimeve sektare, që kanë pasuar pushtimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003.

Më vonë, kur grupi militant Shteti Islamik ka fituar kontrollin mbi pjesë të mëdha të Irakut, militantët e tij gjithashtu kanë pasur në shënjestër Bagdadin.

Iraku e ka deklaruar të mundur Shtetin Islamik në fund të vitit 2018 pas një fushate trivjeçare, por grupi ka vazhduar të veprojë në shkretëtira dhe zona malore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button