Pasojat e Brexitit te muzikantët

Sipas rregullave të reja, performuesit britanikë duhet t’u binden rregullave të tjera nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat përfshijnë negociatat rreth vizave për muzikantët dhe lejet për pajisjet e tyre, transmeton Koha.net.

Disa yje muzikore britanike, përfshirë Elton Johnin, Ed Sheeranin dhe dirigjentin Simon Rattle, kanë thënë se muzikantët kanë qenë “të lënë anash turpshëm” nga Qeveria britanike, e cila i ka shtrënguar që pas Brexitit të përballen me masat e reja rreth turneve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Në një peticion të publikuar në gazetën “Times of London”, më shumë se 100 muzikantë, si Sting, Roger Waters nga grupi “Pink Floyd” dhe Roger Daltrey nga “The Who”, së bashku me udhëheqësit e institucioneve kryesore të arteve, kanë pretenduar se marrëveshja e re midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, që hyri në fuqi më 1 janar, ka “një zbrazëtirë ku duhet të jetë lëvizja e lirë e premtuar për muzikantët”.

Nënshkruesit e tjerë të peticionit ishin anëtarët e bendit: Radiohead, Sting, Liam Gallagher, Brian May, Bob Geldof, Glass Animals, The 1975, Sex Pistols, Joss Stone, Simian Mobile Disco, Rag and Bone Man, Superorganism, Roger Plant, Hugh Cornwell, Iron Maiden, Rick Wakeman, Peter Gabriel, Dave Stewart, Brian Eno, Gary Numan, Dame Evelyn Glennie dhe organizatorët e festivalit “Glastonbury Festival”, Michael dhe Emily Eavis.

Dalja e Britanisë nga BE-ja do të thotë se shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të jetojnë apo punojnë lirshëm në bllokun e 27 vendeve. Turistët nuk kanë nevojë për viza për qëndrime deri në 90 ditë dhe lejohen disa udhëtime të vogla për qëllime afariste. Por artistët dhe muzikantët nuk janë përfshirë në marrëveshje.

Britania dhe BE-ja nuk pajtohen rreth çështjes se kush është fajtore për lënien jashtë, pasi akuzojnë njëra-tjetrën se kanë refuzuar të bëjnë marrëveshje për artistët që kanë turne.

Sipas rregullave të reja, performuesit britanikë duhet t’u binden rregullave të tjera nga 27 shtetet anëtare, të cilat përfshijnë negociata rreth vizave për muzikantët dhe lejet për pajisjet e tyre. Shumë njerëz thonë se kostot dhe shiriti i kuq do ta bëjnë të pamundur që artistët britanikë të performojnë në kontinent, duke e vënë në rrezik statusin e vendit si shtëpi e fuqisë kulturore.

Në peticionin e muzikantëve thuhet se shpenzimet dhe burokracia e re “do ta pamundësojnë mbajtjen e shumë turneve, sidomos për muzikantët e rinj që tashmë kanë vështirësi që të pluskojnë mbi ujë, për shkak të ndalesave për muzikë live në këtë periudhë pandemie”.

Ligjvënësi i Partisë Kombëtare Skoceze, Pete Wishart, ish-anëtar i rok bendit “Runrig”, ka thënë në Parlamentin britanik se muzikantët dhe artistët ishin “thjesht dytësor në këtë obsesion të qeverisë për t’i dhënë fund lirisë së lëvizjes” dhe kontrollimin e imigrimit sapo të dalin nga BE-ja.

Ministrja e Kulturës, Caroline Dinenage, ka pranuar se situata është “jashtëzakonisht zhgënjyese”, por ka shtuar se “dyert janë të hapura” për bisedime me BE-në rreth një marrëveshjeje për muzikantët. Ajo nuk iu është përgjigjur kërkesave të opozitës për t’i publikuar hollësitë e propozimeve të bëra nga Mbretëria e Bashkuar, gjatë negociatave që blloku pretendohet t’i ketë refuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button