KF Shkupi zyrtarizoi shitjen e “futbollistit më të rëndësishëm”

Ekipi i Ligës së Parë në futbollin e RMV-së, KF Shkupi, sot ka raportuar për transferimin e futbollistit të tyre Dembo Darbo në Bjellorusi, ku këtë muaj u transferua nga Shkëndija edhe Valon Ahmedi, transmeton Portalb.mk.

“Pas bisedimeve të gjata dhe intensive, kryesia e klubit ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Shakhtyor Soligorsk”, njoftojnë nga KF Shkupi.

Ekipi sqaroi se ka pasur edhe oferta tjera nga kampionate të ndryshme evropiane.

“Dembo erdhi te FC Shkupi me 9 gusht të vitit 2019, nga skuadra e ASEC Ndiambour, duke u bërë futbollisti më i rëndësishëm gjatë këtij sezoni në kampionat, pasi shënoi 16 gola në kuadër të Ligës së Parë, dy të tjerë në Kupën e Maqedonisë së Veriut dhe një në ndeshjen e Ligës së Evropës”, deklarojnë nga ekipi.

Dembo falënderoi ekipin për mbështetjen, futbollistët dhe tifozët.

“I uroj Shkupit më të mirën dhe shpresoj që këtë vit të shpallen kampion. Shkupi do të mbetet pjesë e imja, si dhe unë do të mbetem gjithmonë pjesë e Shkupit“, ka thënë Dembo.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button