RMV, në tre muajt e fundit qytetarët skenuan mbi 67 milionë fiskale, prej të cilave do të marrin 6.1 milionë euro

Në tre muajt e fundit të vitit 2020, qytetarët e Maqedonisë së Veriut në kuadër të programit “TVSH-ja ime”, skenuan 67.272.456 llogari fiskale, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi i tërësishëm është 33.398.562.346 denarë, ndërsa te qytetarët do të kthehen rreth 382 milionë denarë ose 6.1 milionë euro”, njoftojnë nga Drejtoria për të ardhura publike (DAP).

Qytetarët mjetet e programit “TVSH-ja ime” do t’i marrin nga muaji shkurt.

“5.506 qytetarë në aplikacionin TVSH-ja Ime  kanë futur xhirrollogari të gabuar të transaksionit, derisa  334 qytetarë nuk e kanë miratuar profilin në e-PDD që është kusht për shfrytëzimin e aplikacionit”, njoftojnë nga DAP-i.

Në vitin 2020 janë skenuar 221.380.710 llogari fiskale, ndërsa 985.854.630 denarë janë kthyer për nëntë muajt e parë të vitit 2020, ndërsa me kthimin e mjeteve për tremujorin e katërt, vlera e mjeteve të kthyera do të arrijë në 1.367.854.630 denarë.

Në vitin 2020 ka filluar rritja e numrit të shfrytëzuesve të aplikacionit “TVSH-ja ime”, ashtu që në tremujorin e parë kanë qenë 279 498 shfrytëzues, ndërsa në atë të fundit janë regjistruar 362 808 denarë.

Ndryshe, në kuadër të lojës shpërblyese “TVSH-ja ime, shpërblimi im”, që organizohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, në fundvit u përzgjodhën 15-të fituesit e 20,000 denarëve dhe fituesi i 1,000,000 denarëve.

Zoran Furnaxhiski nga Berova është fituesi i një milionë denarëve. Vlera e këtij çmimi ishte ulur nga tre milionë denarë në një milionë denarë më herët me qëllimi që rreth 9.7 milionë denarë nga kjo lojë të dorëzohen në fondin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat kundër Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button