RMV, u regjistrua diku rritje e diku ulje e rrogës mesatare, Qeveria premtoi rritje deri 30%

Në Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor të vitit 2020 është regjistruar rroga mesatare bruto 41 141 denarë, ndërsa rroga mesatare neto 27 588 denarë, transmeton Portalb.mk.

Enti shtetëror i Statistikave sqaroi se ka rritje të pagës mesatare në Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (11.6%), Arte, argëtim dhe rekreacion (11.2%) dhe Arsimi (10.2%).

“Ulje të pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (4.2%), Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (3.8%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (3.7%)”, raportoi Enti.

Në muajin nëntor të vitit 2020, rroga mesatare bruto në arsim ka qenë 41 332 denarë, ndërsa ajo neto 27 659 denarë.

“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, premtojnë sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button