Fushata “Të Bashkuar për Ajër të Pastër”: Jetojmë në një re helmuese

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për pasojat e ajrit të ndotur, organizatat ekologjike të gjitha shtetet e Ballkanit kanë filluar fushatën”Të Bashkuar për Ajër të Pastër”. Siç thonë ata, shtetet e Ballkanit perëndimor kanë kualitetin më të keq të ajrit në Evropë, për këtë bëjnë thirrje deri te kompetentët dhe institucionet shtetërore, si dhe qytetarët e rajonit, të parandalojnë deri në 13,500 raste të vdekjeve secilin vit që vijnë nga ajri i ndotur, e cila kryesisht vijnë nga termoelektraten e Ballkanit perëndimor, shkruan META.mk, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë nga bartësit e vendimeve të i drejtojnë politikat e tyre dhe të ndërmarrin urgjentisht masa për uljen e ajrit të ndotur, në përputhje me angazhimin e tyre për agjendën e gjelbër për Ballkanin perëndimor, të miratuara në Sofia me datë 10 nëntor të vitit 2020” thuhet në kumtesë.

Agjenda e gjelbër për rajonin nënkupton rregullim të ndikimit të madh të ajrit të ndotur, miratim i strategjive për përmirësimin e kualitetit të ajrit, rritjen dhe përparimin në sistemet për matje të kualitetit të ajrit dhe eliminim i tërësishëm i subvencioneve për qymyr.

Përmes kampanjës, aktivistet potencuar se qytetarët e Shqipërisë, Bosnja Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në mënyrë të njëjtë të ekspozuar në ajrin e ndotur i cili vjen nga mjetet për nxehje të cilat posedojnë lëndë djegëse fosile, fabrikat dhe teknologjia e vjetruar e nxehjes nëpër shtëpi.

“Ndalesa e shfrytëzimit të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike është masa më e rëndësishme për përmirësim të kualitetit të ajrit. Për më tepër, ndryshimi i mënyrës së ngrohjes në shtëpi me zgjidhje më ekologjike, subvencionimi i paneleve solar në kulmet e shtëpive dhe ndërtesave, si dhe projekte të cilat ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit energjetik, janë hapa të cilat gjithashtu mund të kenë rol të rëndësishëm” shtojnë ata.

Fushata“Të Bashkuar për Ajër të Pastër” thekson bashkëpunimin rajonal si domosdoshmëri për transformimin e sektorit energjetik dhe sistemit të mbrojtjes të ambientit jetësor, me çka do të përmirësohet edhe ekonomia dhe shëndeti publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button