Poetja e re amerikane Amanda Gorman “e vodhi shfaqjen” e inaugurimit të Xho Bajden

Një ndër momentet më mbresëlënëse nga dita e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Xho Bajden ishte recitimi i poetes së re Amanda Gorman, e cila duke e recituar poemën e saj në mënyrë të fuqishme dhe energjike, bëri thirrje për unitet dhe bashkim. Pas performancës, Amanda u bë superyll instant në SHBA, por edhe në mbarë botën. Ajo thotë që një ditë do të bëhet edhe vetë presidente e SHBA-ve, transmeton Portalb.mk.

Në stilin e saj të veçantë, ajo e recitoi poemën e saj “Kodra në të cilën ngjitemi” (The Hill We Climb) në të njëjtin vend ku para dy javësh mijëra përkrahës të ish presidentit Donald Tramp me dhunë u futën në Kongresin e SHBA-ve. Gorman poemën e ka shkruar pikërisht gjatë trazirave në Kapitol Hill.

Ajo në moshën 22 vjeçe u bë poetja më e re e cila ka recituar në inaugurim presidencial ndonjëherë, duke iu bashkëngjitur poetëve sikur Robert Frost dhe Maja Angellou.

Gorman poemën e saj e fillon me pyetjen: “Kur të vijë dita, ku mund të gjejmë dritë në këtë hije pafund”, pas së cilës si përgjigje shfrytëzoi storjes e jetës së saj.

Gjatë recitimit, ajo përshkruhet si “vajzë e dobët me lëkurë të errët e cila origjinën e ka nga skllevërit, e cilën është rritur vetëm me nënën, që mund të ëndërrojë të bëhet presidente, duke e parë veten se si reciton për një president”.

“Kemi mësuar që qetësia jo çdoherë donë të thotë paqe… Kemi parë forcë që do ta shkatërrojë kombin tonë në vend që ta ndajmë me të tjerët, që do ta shkatërrojë vendin tonë nëse kjo do të nënkuptonte prolongim të demokracisë”, thotë Gorman në poemë, duke u thirrur në trazirat në Kapitol para dy javësh, kurse më pas vazhdon: “Mirëpo, demokracia mund të prolongohet vetëm për një periudhë, asnjëherë nuk mund të mposhtet përgjithmonë”.

Ekipi inaugurues i presidentit të ri amerikan Xho Bajden e ka kontaktuar Gorman kah fundi i muajit të kaluar për të shkruar dhe për të recituar poemë, mirëpo ngjarjet e 6 janarit e kanë nxitur ta përfundojë atë.

Amanda Gorman

Amanda Gorman ka lindur në Los Angjelos në vitin 1998 dhe si e vogël ka pasur pengesa në të folurit, prandaj ka filluar të shkruajë.

Ndonëse e re, ajo tani më posedon disa çmime dhe shpërblimet për poemat e saj. Në moshën 16 vjeçe e ka fituar çmimin poete-e re laureate e Los Angjelosit, ndërsa tre vite më vonë, gjatë studimeve të sociologjisë në Harvard bëhet laureate e parë re Poete e re nacionale.

Në vitin 2015 e ka publikuar librin e saj të parë me titullin “Atë për të cilin ushqimi nuk mjafton” (The One for Whom Food Is Not Enough), që vetëm pas disa orësh pas recitimit në inaugurimin është bërë bestseller në “Amazon”, bashkë me librin e dytë të cilin Gorman e paralajmëroi për më vonë këtë vit.

Recitimi i “Kodra në të cilën ngjitemi” ka nxitur reaksione dhe emocione, ndërsa ndër ata të cilët e lavdëruan ishin edhe Opra Vinfri, Mishel Obama dhe Hillari Klinton.

Menjëherë pas recitimit të saj, Gorman e postoi tuitin me përkrahje nga udhëheqësja më e njohur televizive, Opra Vinfri.

“Faleminderit! Nuk do të kisha arritur askund pa gratë, nëpër gjurmët e të cilave vallëzoj. Ndërsa e recitoja poemën time, mbaja unazë me zog në kafaz – dhuratë nga Opra në këtë rast ta simbolizoj Maja Angellou, e cila gjithashtu ishte poete në një nga inaugurimet. Kjo është për gratë që i kanë ngjitur këto kodra në të kaluarën”, ka shkruar Gorman.

“Me fjalët e saj të forta dhe tronditëse, Amanda Gorman na përkujtoi që secili nga ne e ka në mbajtjen e demokracisë sonë. Vazhdo të shndrisësh, Amanda! Me padurim pres të shoh çka do të krijosh në ardhmëri”, ka shkruar Mishel Obama, bashkëshortja e ish presidentit të SHBA-së, Barak Obama.

“A nuk ishte poema e Amanda Gorman thjeshtë mahnitëse? Ajo premtoi që do të kandidojë për president në vitin 2036 dhe unë me padurim pres kjo të ndodh”, ka shkruar ish sekretari shtetëror, Hillari Klinton, bashkëshorte e ish presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton.

Mediat amerikane raportojnë që ideja për t’u ftuar Gorman të recitojë një vepër të saj në inaugurim ka qenë e bashkëshortes së presidentit Bajden, zonja e parë Xhill Bajden.

Poema e Gorman vetëm disa orë pas recitimit në inaugurim u gjend edhe në një nga radiostacionet më të famshme në Sietëll, e shoqëruar me muzikë nga kënga e fank-rok ansamblit “Poliritmiks” (Polyrhytmics).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button