RMV, vazhdon bojkoti maturantëve, Carovska: Duhen ndryshime në maturën shtetërore, por jo këtë vit

Ndryshimet në dhënien e maturës shtetërore do të ndodhin, por jo këtë vit, këtë e dinë edhe vetë nxënësit, tash është vonë për një gjë të tillë, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, një ditë pasi nxënësit paralajmëruan bojkot të mësimit pikërisht për këtë arsye. Hodai nga UNShM-ja për Portalb konfirmoi se do të vazhdojnë me bojkotin, arsyetimin e Carovskës e quajnë si “të pa bazë”, shkruan Portalb.mk.

Dje nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme deklaruan se do të bojkotojnë gjysmë vjetorin e dytë, i cili ka filluar sot, për shkak se kërkesa e tyre për zvogëlim të numrit të provimeve të maturës nga 4 në 2, nuk është pranuar.

Menjëherë pas kësaj, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë takuar përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNShM). Megjithatë, këta të fundit nuk janë marrë vesh me njëri tjetrin.

Përkundër asaj që thotë Hodai nga UNShM-ja, Carovska sot deklaroi se vetëm një numër i vogël i maturantëve kanë bojkotuar mësimin, ajo shtoi se rreth 14 mijë prej tyre veçse janë paraqitur për provimin e maturës.

Milla Carovska
Milla Carovska

“Më shumë se 14 mijë maturant janë paraqitur në maturë, që është përafërsisht edhe numri i maturantëve të cilat i këna këtë vit në shtet. Koncepti për dhënien e provimit të maturës është konfirmuar nga fillimi i vitit shkollor dhe i njëjti po realizohet aktualisht” theksoi Carovska.

Ndërkaq, për nxënësit që bojkotojnë, Carovska thotë se “Është e drejta e tyre të shprehin pakënaqësinë , mirëpo është e rëndësishme të dihet se shumica e nxënësve e ndjekin mësimit”.

Carvoska shtoi se të gjithë ata që nuk do ti nënshtrohen këtij provimi, do të kenë problem gjatë regjistrimin në arsimin e lartë, pasi ky provim është kusht për shkollimin e lartë. Ajo e pranon se duhet të ketë ndryshime në dhënien e maturës shtetërore, por sipas saj, jo këtë vit.

“Të gjithë ata që planifikojnë të vazhdojnë në fakultet duhet të japin provimin e maturës për shkak se kjo është kusht për të vazhduar arsimin në fakultete si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Për vitin e ardhshëm 2022 kur do të duhet të kalojnë, atëherë nuk do të ketë problem dhe do të kenë koncept të ri ku do të merremi vesh dhe do të formojnë grupe pune, e cila do të filloje të hënën së bashku me këshillin e maturantëve dhe Qendrën Shtetërore për Provime. Ata janë kompetent për atë koncept. Të përgatitet koncept i ri, gjithsesi se është e nevojshme për një koncept të ri dhe ndryshime në provimin e maturës, dhe këtë do ta bëjmë e dinë edhe shkollarët e mesëm, mirëpo nga viti i ardhshëm akademik” shtoi Carovska.

Hodai nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme: Nuk dorëzohemi, bojkoti vazhdon!

Hodai thotë se kanë qëndrime krejtësisht të kundërta me ministren Carovska në lidhje me provimin e maturës, i njëjti shtoi se ka kohë të mjaftueshme për ti bërë këto ndryshime si dhe paralajmëroi vazhdim të bojkotit.

Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.
Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

“Dje mbrëma kemi pasur takim përmes internetit me ministren e Arsimit dhe Shekncës, Mila Carovska, dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce, për të diskutuar në lidhje me maturën shtetërore dhe rihapjen e shkollave. Ne kemi komplet qëndrime te kundërta në lidhje me maturën shtetërore. Përderisa ministrja Carovska dhe njerëzit jo kompetent që punojnë ne Qendrën Shtetërore të Provimeve (QShP) deklarojnë se nuk ka kohë për ndryshime, ne vazhdojmë të kërkojmë modifikim të së njëjtës. Maturantët do të vazhdojnë me bojkot përgjatë javës” tha kryetari i UNShM-së, Blendi Hodai, për Portalb.mk.

Cilat janë kërkesat e nxënësve?

Kërkesat e UNShM-së.
Kërkesat e UNShM-së.
Kërkesat e UNShM-së.
Kërkesat e UNShM-së.

Rikujtojmë se të njëjtat kërkesa nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ja përcollën ministres së Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, në takimin e mbajtur me datë 9 dhjetor të vitit 2020.

Në atë kohë, ministrja Carovska e vlerësoi kërkesën si të arsyeshme, megjithatë, ajo tha se e njëjta do të futet në implementim nga viti i ardhshëm akademik.

Ndryshe, ky vendim për të bojkotuar mësimin ka ardhur pasi nxënësit shprehen se institucionet relevante, gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk ka qenë e gatshme të bashkëpunoje me qëllim të realizimit të kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button