Filipçe: Presim miratimin e Pfizer për importin e vaksinave nga Serbia

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se, nuk ekziston pengesë ligjore për pranimin e vaksinave kundër Covid – 19. Sipas tij, dozat e para të vaksinave Pfeizer, të cilat janë dakorduar në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin, si dhe 8000 dozat e vaksinës të cilat duhet të arrijnë nga Serbia në vendin tonë, do të jenë me import intervenues, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se ndryshimet e ligjit për barëra është për shkak të politikës globale të Pfeizer e cila insiston që aplikues për regjistrim të vaksinës të jetë përfaqësuesi i tyre që është me seli në Holandë, përgjegjës për këtë pjesë të Evropës.

“Serbia është vendi i vetëm në gjithë rajonin ku ka përfaqësues lokal të Pfeizer dhe ajo në një farë mënyrë ua ka përshpejtuar gjërat. Por edhe ajo nuk është pengesë, të vetëdijshme se është e tillë rregullativa jonë ligjore, prodhuesi Pfeizer është pajtuar që sasitë e para të vaksinave të cilat do të vijnë në vendin tonë dhe përmes marrëveshjes direkte, por edhe përmes ndihmës së Serbisë të vijnë me të a.q. import intervenues, për çka ka rregullativë ligjore dhe për atë nuk duhet regjistrim”, deklaroi Filipçe.

Sa i përket dërgesës së vaksinave nga Serbia, Filipçe tha se momentalisht pret miratimin e kompanisë Pfeizer, për import intervenues.

“Jemi në komunikim intensiv me kompaninë në dy ditët e fundit, paralelisht me bisedimet tona në lidhje me marrëveshjen tonë direkte, tani priten edhe dosjet që të lejohet ajo sasi nga Serbia të dërgohet në vendin tonë. Ajo do të thotë se kompania Pfeizer mban llogari për të gjitha sasitë tekstualisht të cilat distribuohen nëpër vende, nëse dhe në çfarë mënyrë eventualisht ridërgohen në ndonjë vend tjetër”, shtoi ministri.

Serbia do t’i japë vendit tonë 8,000 vaksina nga prodhuesi Pfizer. Kjo është rënë dakord gjatë një bisede të drejtpërdrejtë midis kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të realizuar para disa ditëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se, sistemi ynë shëndetësor, është plotësisht i përgatitur për vaksinim. Klinika e transfuziologjisë dha 2 frigoriferë në -80 gradë për të ruajtur vaksinën Pfizer, ndërsa dy frigoriferë të tjerë në -80 gradë arritën në vend këtë fundjavë. Deri në fund të muajit në mënyrë shtesë do të arrijnë tre frigoriferë të tjerë për vaksinën Pfizer.

Në muajin shkurt priten edhe vaksinat përmes mekanizmit KOVAX, për të cilat është bërë pagesa dhe është dhënë garanci. Sasia e përgjithshme e vaksinës përmes këtij mekanizmi për vendin tonë është 833,000 doza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button