Koalicionet etnike, thellojnë ndarjet mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Koalicionet mes partive maqedonase, por edhe në rastin tjetër mes partive shqiptare dëshmojnë edhe njëherë problemet e thella të karakterit ndëretnik në Maqedoni vlerësojnë analistët Demiri dhe Kekenovski.

Për Kekenovskin koalicione të tilla janë të pamundshme për shkak se koalicionet e nivelit e këti lloji do të mund të prishnin mardhëniet e koalicioneve mes partive shqiptare dhe maqedonase në nivelin qendror të qeverisjes.

“Mendoj se e gjithë kjo nuk do të ketë ndonjë rezultat konkret tek partitë maqedonase për arsye se koalicioni me BDI-në është me i fortë dhe më i rëndësishëm për VMRO-në se sa ndonjë listë këshilltarësh në ndonjë komunë”, tha analisti Jove Kekenovski.

Analisti, Alajdin Demiri vlerëson se  këto veprime të LSDM-së dhe VMRO-së thellojnë edhe më shumë problemet etnike që ekzistojnë në Maqedoni mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Demiri konsideron se partitë maqedonasit janë të gatshëm të bashkohen kur bëhet fjalë për çështje të këtilla, ndërsa kjo nuk ndodh tek partitë shqiptare.

“Koalicionet etnike mes LSDM-së dhe VMRO-së shpalosën edhe njëherë gatishmërinë e maqedonasve për unitet kur bëhet fjalë për çështjet etnike të tyre. Me këto raste edhe njëherë dëshmohet se problemet e karakterit etnik në Maqedoni janë shumë të thella dhe partitë maqedonase gjithmonë e më shumë punojnë dhe veprojnë për ti thelluar ato. Tek shqiptarët është e kundërta, interesat e ulëta politike dhe partiake të tyre në asnjë mënyrë dhe për asnjë çështje nuk i lejon të bashkohen për interesa më madhore siç ndodh tek maqedonasit” përfundoi Demiri prononcimin e tij për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button