Policia i ndjek profilet e Facebook-ut për protestat

Policia e Maqedonisë i ndjek me vëmendje rrjetet sociale pas thirrjeve të reja për protesta ditën e nesërme dhe të shtunën.

Nga policia thonë se janë të brengosur pasi që në Facebook doli thirrja për protesta nesër pas faljes së xhumasë në Shkup ku shqiptarët mendojnë të organizohen dhe të protestojnë kundër dhunës ndaj shqiptarëve.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski për BIRN ka thënë se protesta nuk është paraqitur në polici.

“Askush zyrtarisht nuk ka paralajmëruar protestën e ditës së nesërme, por ne jemi te vetëdijshëm për thirrjen në Facebook dhe e ndjekim me vigjilencë situatën” tha Kotevski.

Ai ka bërë thirrje për përmbajtje ndërsa tha se huliganët do të dënohen.

Nesër janë paralajmëruar protestat e shqiptarëve ndërkaq të shtunën ato të maqedonasve.

Maqedonasit dhe shqiptarët protestojnë për dy gjëra të ndryshme. Të parët kundër emërimit të Talat Xhaferit si ministër i mbrojtes. Të dytët kundër brutalitetit dhe rrahjeve të shqiptarëve nëpër rrugët e Shkupit.

Protesta e fundit e shqiptarëve kaloi në atmosferë tensionuese, me përleshje me policinë dhe dëme materiale, ndërsa ajo e maqedonasve përfundoi me rrahjen e shqiptarëve të pafajshëm në sheshin e Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button