Shkup, është ngritur padi ndaj personave që kërcënuan me vrasje shoferin dhe udhëtarët në autobusin numër 7

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi kundër dy dhunuesve, për të cilët në fillim të këtij muaji u shfaq një video në rrjetet sociale se si në një autobus publik i maltretojnë dhe kërcënojnë udhëtarët, njofton Portalb.mk.

Siç kumtoi PThP, dy djem të moshës 31 vjeç, ngarkohen me veprën penale ‘dhunë‘ sipas nenit 386 paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokuroria konfirmoi se ngjarja ndodhi më 5 nëntor të vitit të kaluar, rreth orës 17:30, në autobusin e NQP Shkup numër 7.

Sipas aktakuzës, ata fyen rëndë dhe rrezikuan sigurinë e shoferit të dëmtuar dhe pasagjerëve në autobus.

Hetimi i ngjarjes tregoi se ata hynë në autobus në stacionin e autobusëve “Rekord” pa maska ​​mbrojtëse, ndaj të cilave reaguan udhëtarët. Pastaj, siç mund të shihet në video, ata fillojnë të fyejnë dhe kërcënojnë pasagjerët me fjalët se do t’i vrasin dhe do t’i fusin në acid.

I ekspozuar ndaj kërcënimeve të tyre ishte edhe shoferi, prej të cilit kërkuan të ndalonte autobusin dhe të hapte derën që të dalin përpara se të mbërrinin në stacion. Pasi ai nuk e bëri një gjë të tillë, ata jo vetëm që e fyen dhe e kërcënuan por edhe e goditën brenda autobusit.

PThP konsideron se me këtë sjellje të të pandehurve shkaktuan ndjenjë pasigurie, rreziku dhe frikë tek shoferi i dëmtuar dhe udhëtarët e autobusit.

Pasi video u shfaq në rrjetet sociale, njëri prej tyre u dërgua në stacion policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button