Holanda planifikon të vendosë orë policore në pritjen e valës së tretë të koronavirusit

Kryeministri Mark Rutte ka njoftuar futjen e orës policore në Hollandë që do të zgjasë nga ora 20:30 deri në 4:30, derisa vendi përgatitet për një valë të tretë të koronavirusit, njofton Portalb.mk.

Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi të premten dhe përfshijnë testimin e detyrueshëm të koronavirusit për të gjithë ata që mbërrijnë me aeroplan në Holandë dhe ndalimin e të gjitha fluturimeve dhe trageteve nga Britani e Madhe, kurse në shtëpi mund të pranohet vetëm një mysafir mbi moshën 13 vjeç.

“Dalëngadalë po dalim nga kjo, por duhet të përgatitemi mirë edhe një herë, sepse po vijnë variante më të transmetueshme të koronavirusit. Ekspertët paralajmërojnë që po vjen një valë e tretë dhe atë duhet ta marrim seriozisht”, tha ministri i Shëndetësisë Hugo de Jongge.

Vendimi për orë policore, që do të zgjasë deri më 10 shkurt, duhet të miratohet nga parlamenti, ndërsa masat tjera tjera qeveria mund t’i zbatoj menjëherë.

“Me orën policore duam të parandalojmë vizitat e mysafirëve dhe grupimin, të cilat do të ngadalësojnë përhapjen e infeksionit”, njoftoi qeveria.

Kjo pason pasi Gjermania zgjati karantinën deri të paktën më 14 shkurt dhe shtrëngoi më tej masat, duke futur mbajtjen e detyrushme të maskave në dyqane dhe transportin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button