Sllovenia do t’i hapë qendrat e skijimit, shkollat dhe biznese të tjera

Falë përmirësimit të situatës epidemiologjike në pjesën më të madhe të Sllovenisë, qendrat e skive së shpejti do të hapen në kushte të veçanta, javën e ardhshme sërish do të fillojnë orët mësimore në shkollat fillore, kurse do të hapen dhe tregjet dhe parukieritë, deklaroi qeveria Sllovene, njofton Portalb.mk.

“Në nëntë nga 12 rajone, ata me pasqyrë më të mirë epidemiologjike, qendrat e skive do të rihapen të shtunën, kurse ata me test negativ të koronavirusit mund edhe të skijojnë,” konfirmoi Kryeministri Janez Jansa pas seancës.

Sa i përket kushteve të hyrjes në Slloveni për udhëtarët e BE-së dhe zonës shengen, qeveria ka vendosur që ata të mund të hyjnë pa karantinë të detyrueshme ose test negativ të koronavirusit, me kusht që qëndrimi të mos zgjasë më shumë se 12 orë, kurse edhe në rastet vijuese: nëse kanë pasuri të patundshme ose tokë në Slloveni, për shkak të kujdesit ndaj një anëtari të familjes ose pronës, për shkak të kontaktit me fëmijë dhe disa raste të tjera të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button