RMV, nxënësit sot iu kthyen bankave shkollore dhe kompjuterëve-përfundoi pushimi dimëror

Pas pushimit tre-javor të dimrit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot i janë kthyeren mësimit për të vazhduar gjysmëvjetorin e dytë, njofton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, modeli i kombinuar u krijua me sukses në semestrin e parë dhe për këtë arsye nuk do të ndryshojë në pjesën e dytë të vitit shkollor.

“Në gjysmëvjetorin e parë, sfida më e madhe ishte se si mësuesit do gjenden me mësimin online. Por kjo sfidë është kapërcyer dhe gjysmëvjetorin e dytë vazhdojmë duke ndjekur modelin tashmë të vendosur hibrid: online, me prani fizike dhe ndjekjen e orëve në televizion”, i tha Carovska disa ditë më parë në një paraqitje televizive.

Sipas vlerësimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjysmëvjetori i parë përfundoi me sukses, me mbi 90% të nxënësve që ndoqën me sukses orët mësimore online, me më pak se 1% të rasteve aktive me kovid-19 të mësuesve dhe nxënësve që ishin me prezencë fizike, mësimi shkoi sipas planit, kurse notimi ishte me sukses dhe në kohën e duhur..

Të vetmit që njoftuan bojkotim të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë ishte Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, derisa kërkesat e tyre të pranohen: MASh të ndryshojë përmbajtjen e maturës dhe të ulë numrin e lëndëve që duhen duhet kaluar- nga katër lëndë në dy, nga të cilat njëra të jetë gjuha amtare, kurse e dyta të zgjidhet nga nxënësi në përputhje me planet e tij për arsim të mëtejshëm universitar.

Ndërkohë dje pas takimit të zhvilluar ndërmjet ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, ministres së arsimit Milla Carovska dhe Unionit të Nxënësve, MASh doli me qëndrimin se mësimi në shkollat e mesme në vend, sikurse edhe në shkollat fillore, do të fillojë me formën e njëjtë sikurse edhe në pjesën e parë të këtij viti shkollor.

“Mësimi në gjysmëvjetorin e dytë do të vazhdojë me masat dhe rekomandimet e njëjta, sikur deri më tani. Edhe në gjysmëvjetorin e dytë mësimi në shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojë të realizohet online”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke përjashtuar vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë.

Ndryshe, sipas ndryshimeve në Kalendarin e organizimit të punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, pra më 1 tetor, dhe numri i ditëve të mësimdhënies është zvogëluar nga 180 në 159.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button