RMV, Kuvendi votoi ligjin për regjistrim

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar, shkruan Portalb.mk.

Gjatë kësaj seance, fjalim procedural mbajti koordinatori i grupit parlamentare të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi. Ai u sqarua se, edhe gjatë seancës së kaluar ku duhej të votohej ky ligj, por nuk pati sukses për shkak të mungesës së kuorumit, deputetët e këtij koalicioni kanë qenë në sallë dhe kanë pritur për të votuat por, shumica parlamentare i ka akuzuar se opozita ka dashur të bllokojnë ligjin.

“Ligji do të kalojë me votat e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës duke pasur parasysh rëndësinë e miratimit të këtij ligji. Ne kemi thënë se koalicioni jonë do ta mbështesë këtë ligj, pavarësisht vërejtjeve tona. Nga një operacion statistikor regjistrimi doli politik.Të drejtat e shqiptarëve do të varen nga përqindja”, tha Rexhepi.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi duke iu përgjigjur Rexhepit, tha se atë ditë të gjithë deputetët kanë qenë prezent në Kuvend dhe nuk janë paraqitur në seancë dhe këtu qëndron vërejtja e tij.

Ndërkohë, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se shumicës parlamentare i mungojnë më shumë se një deputet. Sipas tij, regjistrimi nuk do të jetë i drejt fer dhe objektiv, duke thënë se shumica parlamentare nuk pranoi asnjë nga amendamentet dhe vërejtjet e tyre, njëra ndër të cilat ishte edhe nënshkrimi i ndërlidhur i regjistrimit. Por, Xhaferi iu përgjigj duke thënë se nënshkrimi i ndërlidhur është produkt i Përzhinos.

Micevski po ashtu, kishte vërejtje edhe rreth asaj se ky ligj është me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, gjë që sipas tij nuk është në pajtueshmëri rregullativën evropiane.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev dje duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për deklaratën e deputetin të BDI-së, Arbër Ademi se kjo parti nuk do ta pranojë rezultatet e regjistrimit nëse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dalin më pak se 20 për qind, tha se të gjithë duhet të relaksohen për numërimin e popullsisë, sepse të drejtat e arritura qytetare të popujve pakicë mbeten dhe vetëm mund të zhvillohen më tej

“Regjistrimi është vetëm operacion statistikor i cili është më shumë për nevoja administrative dhe planifikim dhe pas zbatimit dhe rezultateve të tij, qëndrojnë LSDM, BDI dhe partitë e tjera të koalicionit qeverisës. Të drejtat e arritura të popujve pakicë janë veç më të arritura dhe ato nuk guxon askush t’i kontestoj dhe t’i cenojë, pa dallim të rezultateve nga operacioni statistikor”, tha Zaev.

Regjsitrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button