Dy të lënduar në një autobus të NTP “Shkup”

Dy udhëtarë në një autobus të NTP “Shkup” janë lënduar, pasi disa vandalë e kanë gjuajtur me gurë autobusin që ka qarkulluar në drejtim të fshatit Lubanc të Shkupi, njoftoi policia. 

Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 në fshatin Radishan. Autobusi me numër 47, i cili ka qarkulluar në drejtim të Lubancit, është gjuajtur me gurë nga një grup vandalësh. Nga dritaret e thyera dhe gurët e hudhur janë lënduar dy udhëtarë të moshës 17 dhe 20 vjeçare.

Tre orë më vonë, në bulevarin Goce Dellçevin është gjuajtur me gurë autobusi numër 50 i NTP “Shkup”, por për fat askush nuk është lënduar në këtë incident. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button