Kryeministri Zaev së bashku me ambasadorin promovoi investimin çek, premtoi 0% tatim për IT deri në vitin 2023

Në Maqedoninë e Veriut do të investohet në fushën e sektorit IT, ku grupacioni çek “Arikoma” do të shtrijë aktivitetet, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori çek në vend, Mirosllav Toman e promovuan këtë investim, duke paralajmëruar se bëhet fjalë për një investitor që e ka shtrirë veprimtarinë në 22 vende të botës përmes 6 mijë banorë, ndërsa kapitali i tij është 7 miliardë euro.

“Për këtë arsye një nga prioritetet e Programit të Qeverisë është zvogëlimi i tatimit personat në sektorin IT nga 10% sa është tani, në 0% në vitin 2023”, premtoi Zaev, i cili e vlerësoi këtë investim si bazë për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Arikoma” në Maqedoninë e Veriut do të bashkëpunojë me qendrën educative “Sivus” për investimet e radhës në zhvillimin e IT-së.

Qeveria raportoi se në bazë të Regjistrit Qendror, në RMV gjatë vitit 2016 ishin të regjistruar 1.296 kompani, ndërsa në vitin 2019 ishin 1.957 kompani. Në bazë të numrit të punësuarve, në vitin 2014 ishin 10.975, në vitin 2019 ishin 15.093.

Ndryshe, Toman në prani të Nikolla Dimitrovit dhe Bekim Maksutit sot prezantoi donacionin çek të përbërë nga 108 000 maska kirurgjikale, 18 000 maska FFP2​ dhe 5000 skafandër medicinal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button