Lypësit, mos respektimi i të drejtave themelore “KEDNJ” të tyre në Zvicër dhe gjetiu

Në fillim, unë do të doja të nënvizoj se është Konventa evropiane e drejtave të njeriut (KEDNJ), e vitit 1953, të Këshillit të Evropës që garanton të drejtat themelore dhe liritë e njeriut. Kështu shtetet që kanë nënshkruar këtë instrument juridik duhet të aplikojnë dispozitat e këtij dokumenti.

Megjithatë, Konventa evropiane e drejtave të njeriut është interpretuar nga Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut (GJEDNJ), me seli në Strasburg, do të thotë që gardian i respektimit të Konventës është GJEDNJ. Dhe këtu doja të vij.

E kur është fjala për të drejtat themelore dhe liritë e njeriut, GJEDNJ është shumë e përpiktë dhe kërkon me një devotshmëri të respektohen dispozitat e Konventës nga shtetet që janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe që kanë nënshkruar Konventën.

Kështu një shkelje të dispozitave të Konventës evropiane të drejtave të njeriut nga një shtet, mundëson personave që ju janë shkelë të drejtat e tyre të kërkojnë nga GJEDNJ, pasi të kenë harxhuar të gjithë mjetet juridike në nivel nacional, të konstatojë shkeljen dhe që të kërkoj nga shteti të respektoj këta dispozita juridike të Konventës.

Po kështu, jo shpesh herë, GJEDNJ vihet në shërbim të të varfërve me qëllim që të mbroj dinjitetin e personave në stres dhe më të prekur nga varfëria. Në këtë kontekst GJEDNJ ka dhënë drejtësinë dhe ka mbrojtur personat që lypin  në vende  publike në Zvicër dhe ka dënuar Zvicrën për mos respektimin e Konventës evropiane të drejtave të njeriut, sipas neni 8 që synon respektimin e të drejtave private dhe familjare.

Personat e varfër ose në vështirësi ekonomike të skajshme (lypësit) në parim duhet të mirën në mbrojtje ex-officio nga autoritetet publike (shteti i mirëqenies) konform të drejtës nacionale dhe ndërkombëtare qoftë ato rezident të shtetit ku jetojnë ose ato pa strehë. Këtë të drejtë të mbrojtjes së dinjitetit të personit (lypësit) nga shteti i mirëqenies e ka eksploruar GJEDNJ në rastin e Zvicrës. Kështu, Aktgjykimi i GJEDNJ në rastin e Zvicrës në të ardhmen do të ketë efekte ex nunc, kjo e drejtë do të duhet të respektohet edhe nga shtetët tjera nënshkruese të Konventës (erga omnes).

Fenomeni i lypësit, sot e eklipsuar në media është shumë evidente në shoqëri !, dhe  i vjetër dhe përshkruan personin në kërkim të një ndihme duke e zgjatur dorën për ndihmë për të plotësuar nevojat elementare dhe për të mbrojtur dinjitetin e vetë njerëzor si ç’do person tjetër. Por ç’ka e bënë sinjifikative sot këtë fenomen është ajo se kjo kategori e personave në kërkim të ndihmave kanë vështirësi të realizojnë të drejtat e tyre pranë autoriteteve publike. GJEDNJ nënvizon që ç’do qenie njerëzore ka të drejtë në minimum-vital për të mbroj dinjitetin e vetë duke kërkuar ndihmë edhe atë në cilësi të lypësit nëse nevoja është e domosdoshme. Po, lypësit edhe ato kanë dinjitet, ato vuajnë nëse nuk i duam!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button