Koncepti i ri për shkollat fillore, sot mbaroi afati për propozimet, ministrja sqaroi se në cilat klasa fillimisht do të zbatohet

Në kuadër të debatit për Konceptin e ri në shkollat fillore në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot zhvilloi debat ku morën pjesë përfaqësuesit e drejtorëve të shkollave, transmeton Portalb.mk.

“Nga takimi konkluduam se ekziston vetëm frikë nga e panjohura e cila duhet të përvetësohet dhe trajnimi intensiv i mësimdhënësve që të mund të përshtaten me konceptin e ri”, deklaroi Milla Carovska, ministrja e arsimit.

MASH-i raportoi se drejtorët e shkollave janë të gatshëm që këtë reformë ta shtrijnë nga viti i ardhshëm në klasën e parë dhe të katërt.

“Zbatimi i këtij koncepti sipas asaj që e propozojmë do të ndodhë gjatë 6 viteve të ardhshme. Përkatësisht hyjmë vetëm në klasën e parë dhe klasën e katërt në vitin e ardhshëm dhe do të shtohet radhazi vit pas viti”, sqaroi Carovska.

Planifikohet që nesër të mbahet takim me mësimdhënësit, ndërsa pasnesër me anëtarët e ASHAM-it.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri sot ka pranuar nga gjithsecili vërejtje, komente dhe propozime për konceptin në adresën elektronike [email protected], e cila është e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button