Policia zbardhi rastin e publikuar në “TikTok” në lidhje me kalimin e pikëpagesës

Policia e Maqedonisë ka raportuar në lidhje me videon e publikuar në “TikTok”, ku vërehet se si ai kalon pikën pagesore pa paguar, përmes “identifikimit” përmes një libreze në pikëpagesën, transmeton Portalb.mk.

Video ishte publikuar në rrjetin social më 15 janar, ndërsa policia theksoi se bëhet fjalë për 32 vjeçarin nga Zhelina, duke paralajmëruar që do të procedohet lënda.

“M.Z. nuk është i punësuar në Ministrinë e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si ishte publikuar në disa media”, sqarojnë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button