Strugë, LSDM me listë të veten për këshilltarë, i mundshëm bashkëpunimi për Koçoskin!

Edhe përkundër lajmërimeve se dega e LSDM-së në Strugë mbrëmë vonë duhej të marrë vendimin a do ta mbështesë ose jo kandidatin e VMRO-DPMNE-ës, Vllado Koçovski për kryetar të komunës së Strugës për këtë pikë ata as nuk kanë diskutuar fare. Ajo që dihet është se LSDM-ja përfundimisht në Strugë do të kandidojë me listën e saj për këshilltarë komunal dhe se prijës i listës do të jetë Riste Çushkoski. 

Nuk përjashtohet mundësia që LSDM-ja të garojë me kandidatin e saj për komunën e Strugës, por njëkohësisht nuk përjashtohet ndonjë bashkëpunim i mundshëm me VMRO-në, transmeton A1on.

Gjithsesi vendimi përfundimtar do të merret gjaty dy ditëve të ardhshme sepse afati për paraqitjen e kandidaturave mbaron në 8 mars në mesnatë.
Deputetja Liljana Zaturovska ka konfirmuar për A1on, se në bisedime me LSDM-në në nivel lokal, ata kanë premtuar se do ta mbështesin kandidatin e VMRO-së, Vllado Koçvski, për ta fituar qytetin e Strugës, megjithatë vendimi përfundimtar dhe zyrtar do të bëhet i ditur brenda dy ditëve në vazhdim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button