RMV, nesër palët japin fjalën përmbyllëse në rastin “Monstra”

Palët e rastit “Monstra” nesër në seancën kryesore do të kenë fjalën përmbyllëse, transmeton Portalb.mk.

Seanca kryesore për shkak situatës me Kovid-19, planifikohet të mbahet në sallën e Gjyqit Shkupi 1, duke filluar prej orës 10:00.

Në javën e fundit të vitit 2020, në Gjykatën Penale të Shkupit =është mbajtur seanca gjyqësore për rastin “Monstra” në të cilën ka dëshmuar dëshmitari, i propozuar nga mbrojtja, Islam Zekiri i punësuar në Sektorin e Krim-Teknikës në Shkup.

Zekiri në mbrëmjen e vrasjes ka qenë në vendin e ngjarjes me detyrë zyrtare, gjegjësisht ai e ka ndriçuar vendin me reflektorë dhe i ka shenjëstruar pikat e provave me numra dhe shigjeta.

“Më 12 prill, në ditën e ngjarjes rreth orës 23 më kanë thirr që të shkoj në punë se. Shefi më tha se duhet që të shkojmë në terren pasi që ka ngjarje të madhe dhe nevojiten më shumë njerëz. Kur shkuam atje vendi ishte i rrethuar, kishte gjykatës prokuror. Detyra ime ishte që ta ndriçoj vendin me reflektor dhe bashkë me kolegët e tjerë t’i shenjëzojnë me numra dhe shigjeta gjurmët e gjetura. Atë natë kemi ndenjur në vendin e ngjarjes deri në mëngjes”, tha Zekiri.

Ai shtoi se pasi ka shkuar në shtëpi, pas një kohë sërish e kanë ftuar që të shkojnë në vendin e ngjarjes për ta parë terrenin në kushte të ditës. I kanë thënë që kanë gjetur diçka, por nuk e dinte se për çfarë bëhet fjalë.

Rasti “Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017 solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë në Maqedoni nuk mbajnë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim, por autoritetet kosovare ende nuk i kanë ekstraduar.

Nga seancat paraprake në lidhje me dëshmitarin e koduar E1:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button