RMV, Konferencë për sfidat e antikorrupsionit: Ndikimi politik dhe tenderat rreziqet më të theksuara nga korrupsioni

Ndikimi i politikës, fshehja e pronarëve të kompanive që marrin pjesë në tendera, mungesa e bazës së çmimeve referente, pjesëmarrja e një ofertuesi pa konkurrencë, më shumë ofertues të cilët merren vesh për çmimin, anulimi i tenderave si dhe dobësi në dokumentacionit e tenderave, janë disa nga rreziqet nga korrupsioni në procesin e furnizimeve publike, për të cilat kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska foli gjatë konferencës “Sfidat e antikorrupsionit në 2021”, shkruan Portalb.mk.

Ivanovska, në fjalimin e saj gjatë kësaj konference tha se, pret që në vitin 2021 të përmirësohen kushtet për punë të komisionit, për funksionimin më efikas të tij.

“Sa i përket gjyqësorit, KSHPK bën verifikim të gjendjes pronësore, por përballemi me probleme për shkak se nuk dorëzohen lista anketuese, apo dorëzohen të pa përditësuara, jepen të dhëna të pa sakta për çka janë dorëzuar denoncime për shkelje. Vlerësoj se vullneti politik është më i rëndësishëm dhe në sigurimin e mjeteve të organeve gjyqësore me në ndërlidhjen e tyre”, tha Ivanovska.

Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski, nëpërmjet një video paraqitje, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me të gjithë aktorët që kanë kompetenca apo mund të ndihmojnë në procesin.

“Qytetarët presin luftë të fortë dhe të vendosur kundër korrupsionit dhe ajo mund të realizohet vetëm me qasje të ndershme, të sinqertë dhe të përgjegjshme. Vendosim shtylla përmes mekanizmave të fortë, përmes komunikimit të rregullte mes institucioneve dhe bashkëpunimit me institucioneve të hapura dhe llogaridhënëse të cilët tregojnë rezistencë ndaj korrupsionit”, deklaroi Nikollovski.

Ndërkaq, Dançe Bajdevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur tha se për to, puna e platformës së organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit është e rëndësishme, veçanërisht në procesin e qasjes drejt BE-së.

“Fokusi i kësaj mbështetje është vëzhgimi i KSHPK, përmes ndjekjes së vazhdueshme të punës së tyre, por edhe përpunimi i serisë së dokumenteve për politika publike për shoqërinë civile të jep propozime të saja për avancimin e efikasitetit të punës së komisionit, përforcimit të funksionit të tij të kontrollit dhe verifikimit të antikorrupsionit të legjislacionit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Marko Trashanovski nga instituti për demokraci Societas Civilis  theksoi se lufta kundër korrupsionit është problem i shumëllojshme i cili kërkon resurse politike, institucionale dhe financiare.

“Është fakt se qytetarët tanë akoma nuk kanë besim të konsiderueshëm të përmirësuar në përkushtimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit,  të paktën sipas matjeve të perceptimeve publike si indekseve të antikorrupsionit. Mbajtja e kuadrove jo kompetente në luftën kundër korrupsionit, si dhe inercioni shumë vjeçar i mbajtjes së institucioneve kyçe pa kuadro kompetente dhe resurse bie në kundërshtim angazhimet politike të shprehura”, tha ai.

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit sot organizoi konferencëm “Sfidat e antikorrupsionit në 2021”, në kuadër të projektit “Vëzhgimi i suksesit të punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur.

Në këtë konferencë u diskutua për sfidat dhe aktivitet e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit në vitin 2020 dhe sfidat e mundshme të cilat e presin vendin në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button