fbpx

217.000 euro për objektin e Komunës Saraj, MF: Kushte më të mira për punë, shërbime më të mira për qytetarët

Zgjerimi dhe rindërtimi i ndërtesës komunale me Saraj u bë përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale – MSIP i implementuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore.

“Komunës i janë ndarë 13 milion denarë ose 217 mijë euro për ta bërë ndërtesën komunale, një ndërtesë moderne dhe me efikasitet energjetik, e cila do të sigurojë kushte më të mira të punës për punonjësit dhe me këtë shërbime më të mira komunale për qytetarët në komunë”, informojnë nga Ministria e Financave.

 eventin me rastin e përfundimit të projektit mori pjesw ministri i Financave Fatmir Besimi dhe kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Me implementimin e projektit për rindërtimin dhe zgjerimin e ndërtesës komunale, kapaciteti i ndërtesës u rrit me 325 m2. Gjithashtu, është vendosur  një fasadë e re, një strukturë e re e çatisë, dritare të reja me efiçiencë energjetike, poashtu është bërë rindërtimi i sipërfaqes së dyshemesë dhe gardh i ri mbrojtës në shkallët në të gjithë ndërtesën.

Ministria e Financave përmes Projektit të Përmirësimit të Shërbimeve Komunale i dha kredi komunës së Sarajit me kushte për 13 vjet kthimi me 3 vjet grejs periudhë dhe me kamatë 6 mujore EURIBOR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button