Ahmeti: Dua ta bind rinin e Zhelinës se këtu është ardhmëria

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka mbajtur tubim parazgjedhor në Komunën e Zhelinës, ku është rikandiduar për kryetar komune kreu aktual Fatmir Izairi, kurse bartëse e listës së këshilltarëve është Arjeta Rexhepi.

Në hapjen e tubimit Abdilaqim Ademi, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së ka theksuar se mburret me të arriturat në këtë komunë.
Ndërkaq  kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se të rinjtë tanë duhet ta kuptojnë se ska ardhmëri tjetër përveç se në vendlindjen e tyre.

“Komunës së Zhelinës i duhet një mjek nga sëmundja që e ka zanë që ajo të funksionojë për së mbari, pasi kryetari dhe këshilltarët janë servis i qytetarëve që ata përfaqësojnë. Me krenari, dal para jush që katër vjet më parë ne nuk kemi gabuar, por kemi bërë zgjedhjen më të mirë, që Fatmir Izairi si kryetar iu komunës me sukses menaxhoi dhe punoi dhe ato premtime që i bëri i kthej në të mirë materiale, në dobi të qytetarëve të cilët i dhanë besimin atij. Sot unë jam krenar që për të gjithë ata premtime që janë shkruar atëherë dhe sot po preken nga qytetarët” tha Ahmeti.
Krzetari i BDI-së tha se dëshiron të bind të rinjtë që të besojnë se këtu ka ardhmëri

Lajme të ngjashme

Back to top button