Të premten mbahet ngjarja “Dialogje rajonale për Agjendën Digjitale”

Më 22 janar 2021, në platformën ZOOM, me fillim në orën 10:00, në organizim të Fondacionit Metamorfozis me partnerët e projektit ICEDA, do të mbahet ngjarja “Dialogje Rajonale për Agjendën Digjitale”. Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, i cili zbatohet në 6 vende: Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni, njofton Portalb.mk.

Programi i ngjarjes konsiston në një prezantim të shkurtër të kërkimit rajonal “Observatori i Agjendës Dixhitale: Hulumtim i gjendjes themelore për zhvillimin e e-qeverisjes dhe edukimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor 2020”, i pasuar nga një diskutim mbi përmirësimin e gjendjes së zhvillimit të e-qeverisjes dhe edukimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor.

Folësit në këtë ngjarje pritet të jenë përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve dhe përfaqësues të OSHC-ve nga vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja është e hapur dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palët e tjera të interesuara. Gjuha kryesore e ngjarjes është anglishtja.

Ngjarj mund të ndiqet në: https://techsoupglobal.zoom.us/j/93435771039?pwd=amRYTU1tbGlqN3FmRkY4UE9qLzRzdz09

Meeting ID: 934 3577 1039
Passcode: 516759

Të gjitha palët e interesuara janë të ftuara ta plotësojnë formularin e regjistrimit: https://forms.gle/BBRKuUk1ze8XESRa9 .

Pas përfundimit të ngjarjes, të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin linqe që do të çojnë në hulumtimin e kryer rajonal, përmes të cilit do të mund të marrin më shumë informacion mbi gjendjen aktuale të zbatimit të Agjendës Digjitale në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor dhe ta përdorin informacionin në mënyrë adekuate në hulumtimet ose artikujt e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button