Thaçi: Fitoren në Çair do ta festojmë si ditën e çlirimit të Shkupit

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë tubimin zgjedhor e ka mbajtur në Çair të Shkupit.

Lideri i kësaj partie Menduh Thaçi me këtë rast iu bërë thirrje qytetarëve që pakënaqësinë nga qeverisja e BDI-së ta dënojnë më 24 mars.

”Skojnë në shkollë të shëndoshë kthehen të rrahur, të prerë me thikë nëpër trup, të gërvishur nëpër fytyrë. Për këtë arsye apeloj që të mobilizoheni, por jo me tomahovka siç tha BDI, por me familjet, të afërmit dhe miqtë të shkoni deri në vendvotimet”, ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur se do fitojnë në zgjedhjet lokale dhe se do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Është e qartë se protestat dhe incidentet e fundit janë të organizuara nga BDI. Unë sonte iu bëra thirrje të gjithë shqiptarëve në Çair më mos të organizohen ato protesta, për shkak se dëshirojnë që njerëzit të çorientohen dhe të mos përqëndrohen në 24 marsin. Do të kërkojmë të ndryshojë ndarja territoriale, sepse kjo nuk është një komunë, por më pak se bashkësi lokale, e deri te investimet që deri tani kanë munguar”, ka thënë lideri i PDSH-së.

Thaçi akuzoi BDI-në se tetë vjet s’kanë bërë asgjë për Çairin se s’ka rrugë, parqe dhe investime, por vetëm korrupsion. Sipas Thaçit këto zgjedhje janë të një rëndësie historike për shkak se në ato shqiptarët do të votojnë për identitetin, historinë, të drejtat dhe drejtësinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button