RMV, hoteleritë i kanë dhënë pesë ditë afat Qeverisë të pranojë kërkesat e tyre

Qeveria, me masën e parë të paketës së pestë anti-krizë, i dha 162.4 milion euro “lokomotivave” të Odës Ekonomike, ndërsa hotelerive edhe më tej me vendim të përkohshëm ua ndan dhe kufizon orarin e punës, deklaruan nga Oda e Pavarur e Hotelerisë, njofton Portalb.mk.

Oda e Pavarur e Hotelerisë është e pakënaqur me masat e qeverisë për kapërcimin e pasojave të krizës kovid. Prandaj, ata i japin afat Qeverisë deri më 25 janar të miratojë kërkesat e tyre për masa të veçanta për ndihmë dhe mbështetje të drejtpërdrejtë.

“Qeveria, me miratimin e masës së parë të miratuar të paketës së pestë anti-krizë, u dha 162.4 milion euro ‘lokomotivave’ – anëtare të Odës Ekonomike, kurse hotelerive edhe më tej në mënyrë të pabazë dhe të padrejtë u është privuar dhe kufizuar orari i punës dhe e drejta për punë “, reaguan sot nga Oda e Pavarur e Hotelerisë.

Sipas OPH-së, durimi i hotelerive, të cilët presin prej kohësh ftesë për takim pune me Qeverinë po përfundon dhe se i japin afat që deri më 25 janar të miratojë kërkesat e tyre.

“Me deklaratat e djeshme të ministrit Kreshnik Bekteshi dhe Zëvendës Kryeministrit Fatmir Bytyqi, si hotelierë përjetuam dush të ftohtë në mes të dimrit, duke mësuar se vendimi i parë i grupit të 5-të të pritshëm të masave është dhuratë e Vitit të Ri dhe urime për ‘lokomotivat’ e Odës Ekonomike”, tha kryetari i OPH-së, Zdravko Josifovski.

Ai shtoi se qeveria është plotësisht përgjegjëse për mbijetesën e “industrisë” hotelerike deri në përfundimin e krizës së koronës.

Hotelierët gjithashtu kërkojnë barazimin e TVSh-së për shërbimet hotelierike në 10 përqind të të gjitha shërbimeve hotelierike në të gjitha objektet hotelierike, si dhe shtyrjen dhe riprogramimin e procedurave ekzekutive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button