Banka zhvillimore miratoi edhe 8.8 milion euro nga linja kreditore pa interes Kovid 3

Banka zhvillimore e Maqedonisë së Veriut, BZhRM, informoi se janë miratuar edhe 8.8 milion euro nga kërkesat kreditore të linjave kreditore kovid 3 si pjesë e grupit të dytë. Ata thonë se deri më tani gjithsej 1,276 aplikacioneve të dorëzuara për kredi u është dhënë dritë jeshile, në shumë prej 14,7 milion euro për kompanitë që punësojnë 9,450 persona, njofton Portalb.mk.

“Një grup i ri i dytë me 770 kërkesa për kredi është aprovuar nga linja e tretë kreditore pa interes me grant komponet, i cili realizohet me mbështetje financiare nga BE-ja, përmes aktivitetit BEPërRezistencën, nga programi IPA. Grupi i dytë i kërkesave është në vlerë prej 8.8 milion euro, për 770 kompani që punësojnë gjithsej 5,898 njerëz”, thonë nga Banka zhvillimore.

Ata shtojnë se deri më tani nga linja kreditore për të cilën janë paraparë fonde deri në 31 milion euro, janë aprovuar gjithsej 1,276 kërkesa për kredi me një shumë të përgjithshme prej 14.7 milion euro, të cilat kanë përmbushur kushtet e thirrjes publike të publikuar më 7 dhjetor, 2020.

Sipas strukturës së aplikacioneve, 715 janë nga ndërmarrje të vogla, 475 aplikime janë nga ndërmarrje mikro, 67 aplikime për kredi janë nga vetë-pronarë dhe 19 aplikime për kredi janë nga zanatçinj.

Sipas të dhënave nga BZhRM, shumica e aplikacioneve të aprovuara janë nga rajoni i Shkupit, 32 përqind, ndjekur nga rajoni i Pollogut, 16 përqind, rajoni Jugperëndimor, 13 përqind dhe rajoni Juglindor, me 11 përqind. Rajonet Lindore dhe Pellagonia vijueset me 9% të aplikacioneve të aprovuara për kredi, ndërsa rajonet e Vardarit dhe Verilindjes kanë një pjesëmarrje prej 5% në aplikimet e aprovuara të kredisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button