RMV, ISHP: Numri i të shëruarve nga Kovidi është rritur me 29.7 përqind, kanë rënë rastet pozitive

Javën e kaluar është ulur numri i rasteve të regjistruara pozitive me covid-19, në kushtet e një rritjeje të testeve të bëra, të cilat kanë ulur përqindjen e personave pozitivë midis të testuarve në vend. Përkundër kësaj, numri i pacientëve të shëruar po rritet. Sidoqoftë, të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se javën e kaluar ka pasur rritje të numrit të vdekjeve nga covid-19, njofton Portalb.mk.

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën prej 11 deri më 10 janar 2021, janë testuar gjithsej 14,111 materiale në laboratorët në të cilët kryhet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me rritje prej 8.4 përqind krahasuar me javën e shkuar.

2,397 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 34 qytete në vend me një rënie prej 3% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi.

Përqindja e rasteve pozitive të testuara në periudhën raportuese varion nga 11 në 19 përqind, mesatarisht 16 përqind, që përbën rënie prej 3 përqind në krahasim me javën e kaluar.

Të infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç. Një numër i madh i pacientëve janë regjistruar në grupmoshat 40-49 (18.6 përqind), 30-39 (17.6 përqind), 50-59 (16, 8 përqind) dhe 20-29 (14.7 përqind). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 (1.3 përqind) dhe 10-19 vjeç (4.7 përqind).

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, 5,785 persona të cilët ishin të hospitalizuar ose në kurim shtëpiak, janë shëruar dhe janë 29,7 përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Në periudhën raportuese, u njoftua për 79 vdekje nga 23 qytete, 6.8 përqind më shumë se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 62 persona ishin mbi 60 vjeç, 13 persona të moshës 50-59 vjeç, 3 persona të moshës 40-49 vjeç dhe një person i moshës 30-39 vjeç.

Ndryshe, dje janë regjistruar 400 raste pozitive, 11 persona kanë ndërruar jetë, 206 ishin shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button