Mali i Zi do të marrë vaksinën kineze në fund të janarit

Mali i Zi në fund të janarit do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës kineze Sinofarm. Kështu  u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të asaj kompanie kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë tha se është në fazën e fundit të negociatave bilaterale me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me certifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.

“Mali i Zi vazhdon gjithashtu dialogun brenda iniciativës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme me qëllim që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë”, thuhej në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button