Tërmet me magnitudë 4 shkallë në Shqipëri, është ndjerë edhe në jugperëndim të Maqedonisë

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka rënë në orët e para të mëngjesit.  Epiqendra e tij ishte 23 km në verilindje të Pogradecit, por që është ndjerë edhe në zonën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë mediat në Shqipëri, lëkundjet kishin një thellësi prej 11 kilometrash.  EMSC e ka klasifikuar këtë një tërmet të nivelin 4.

Nga ana tjetër rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut tha se tërmeti kishte magnitudë lokale Rihter ML4.0 dhe se i njëjti ishte ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, 20 janar 2021, në 03 orë e 39 minuta, regjistroi tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet në Republikën e Shqipërisë, 145 km në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti kishte një magnitudë lokale Rihter ML4.0, dhe u ndie nga popullata e jonë, sidomos në pjesët jugperëndimore me intensitet nga III në IV gradë sipas shkallës makroseizmike Evropiane”, informuan nga Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button